Connect with us

Lajme

PDK dhe LDK nuk ia japin Ramiz Kelemndit postin e zv-kryeministrit

Published

on

Deklarimi i deputetit të pavarur, Ramiz Kelmendi se i është ofruar posti i zv/kryeministrit, nga kryeministri Mustafa, i ka zënë në befasi zyrtarë të partive në pushtet.

Të kontaktuar nga Indeksonline, ata thonë se nuk janë në dijeni, nëse ky post i është ofruar deputetit Kelmendi. Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se këtë lajm e ka parë vetëm në media dhe nuk ka asnjë informacion përkitazi më këtë çështje.

“Unë nuk di. Vetëm në media e kam pa. Kryeministri ndodhët në vizitë zyrtare në SHBA dhe nuk kam kurrfarë informacione për këtë gjë”, ka thënë shkurt Faton Abdullahu për Indeksonline

Edhe Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, thotë se nuk ka informacione për këtë çështje.

“Lidhje nuk kam hiç. Veç në gazeta e kam pa. Nuk kam çka flas për ketë temë”, ka thënë shkurt sekretari i PDK-së, Basri Musmurati.

Edhe në Lidhjen Demokraike të Kosovës, thonë se nuk janë në dijeni nëse ky post i është ofruar deputetit Kelmendi. Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova thotë se nuk është në dijeni për këtë gjë duke sugjeruar qe për këtë çështje të pyetet vet kryeministri Mustafa.

“Unë si nënkryetar i LDK-së, nuk jam në dijeni për këtë çështje. Megjithatë, nëse kryeministri Mustafa ia ofron këtë post, atëherë për mua personalisht do të ishte në rregull”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ndryshe, një ditë më parë në një prononcim për Indeksonline, deputeti Kelmendi ka konfirmuar se posti i zv/kryeministrit i është ofruar nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, duke shtuar se do të jetë zv/kryeministër për çështje ekonomike

“Unë do të jem zv/kryeministër për zhvillim ekonomik dhe do të merrem me manxhimin e ministrive qe janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Në një farë forme do të jem koordinues dhe këshillues me njohuritë qe i kam, me përvojën time dhe me sukseset e mia të cilat kanë me sjellë ndryshime të mëdha qe të gjithë qytetarët i presin dhe kanë dëshire me pa një shtet të tillë të zhvilluar ekonomikisht”, pati thënë Kelmendi për Indeksonline.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending