Connect with us

Lajme

Pas tërmetit, Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të emergjencës në zonat e goditura nga tërmeti i një ditë më parë në Italinë Qendrore.

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar dhënia e fondit prej 40 milionë euro në ndihmë të komunave të dëmtuara nga ky tërmet.

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka vizituar pasditen e sotme qytezat më të prekura të kësaj tragjedie natyrore ku është takuar me banorët e zonës e me përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes Civile e të Kryqit të Kuq.

“Tërmeti po na vë përballë një prove të vështirë, por Italia është e fortë e ne nuk do t’i vetëm qytetarët, do t’ja dalim”, ka deklaruar Kryeministri italian gjatë vizitës në komunën e Kamerinos, një nga më të dëmtuarat nga ky tërmet.

“Duhet një ndërhyrje strukturore për të ndihmuar zonat e dëmtuara e këtë fakt duhet t’ja shpjegojmë qartë Italisë dhe Europës. Do të kërkojmë nga Parlamenti të përshpejtojë miratimin e dekretit ndaj zonave të tërmetit, për të pasur burimet dhe instrumentet e duhura në përballimin sa më efikas të situatës.”

Gjithashtu Kryeministri italian është shprehur kundër ngritjes së kampeve me tenda, për të strehuar personat e mbetur pa shtëpi nga shembjet.

“Jemi në muajin tetor ,tha ai, në prag dimri e ideja e strehimit të banorëve në tenda nuk duhet të ekzistojë. Do të nisim sa më shpejt ristrukturimin, e për momentin banorët do të strehohen në hotele e struktura të përshtatshme në territorin përreth.”

Prej natës së djeshme e deri më sot në rajonet e Marke, Umbria e Lacio janë regjistruar rreth 150 lëkundje tërmeti.

4 prej tyre mjaft të forta si ajo e orës 19.10 e një ditë më parë  e shkallës 5.4, në orën 21.18 një lëkundje më e fortë në shkallën 5.9, në orë 23.42 minuta në shkallën 4.6 e në orën 10. 21 minuta të paradites së sotme në shkallën 4.4 ballë.

Qindra banorë të rreth 20 komunave në rajonin Marke e Umbria kanë kaluar natën në rrugë.

Komunat më të goditura nga tërmeti janë Visso, Castel Sant Angelo, Ussito, Camerino Preci etj.

Zyra e Mbrojtjes Civile ka informuar se janë regjistruar 8 persona të plagosur e një person 74 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një krize infarkti në zemër.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe në Romë e gjatë natës është evakuuar godina e Ministrisë së Jashtme italiane.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending