Pas një zënke në autobus vdes i riu nga Istogu

Periskopi.com Lajme

Një i mitur ka vdekur në fshatin Banjë të Istogut pas një zënke që ka ndodhur me dy të mitur të tjerë në autobus.

Rastin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar edhe policia rajonale e Pejës.

“Një person me inicialet A.A i lindur më 17.09.2000 nga fshati Lubov – komuna e Istogut ka ndërruar jetë”.

“Mund ta konfirmojëvetëm si rast, hetim i vdekjes, rasti ka ndodh diku rreth orës 12:00”.

“Sipas të dhënave të para, nga dëshmitarët ka qenë një zënkë. Kjo nuk ka zgjatur shumë, viktima ka hyrë në autobus me qëllim të shkojë në drejtim të Pejës”.

“Viktima ka zbritur prej autobusit dhe ka shkuar në shtëpi, ndërkohë ne kemi pranuar informacion se një person ka arritur pa shenja jete në spital”.

“Sipas informatave, viktimës me të arritur në shtëpi iu ka përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të mitur të cilët kanë qenë të përfshirë në përleshje.

“Ne jemi duke hetuar këtë rast dhe deri më tani dy persona të moshave të njëjta janë arrestuar. Rasti është i cilësuar si hetim i vdekjes. Nuk ka të dhëna se si ka ardhur deri te vdekja”.

“Personat janë E.H. 2000 dhe G.M. i vitit 2000”.

Dy të arrestuarit të moshës së mitur, janë nxënës të shkollës së mesme të Mjekësisë në Pejë.

Shpërndaje në: