Pas nëntë muajve në koma, futbollistja u zgjua pasi dëgjoi zërin e Tottit – legjenda romake shkon ta vizitojë

“Francesco po të presim” ishte vetëm apeli i prindërve të Ilenia Matilli për Francesco Totti. Futbollistja e Lazios ishte në koma prej nëntë muajsh pas një aksidenti të rëndë e u zgjua vetëm pak ditë më parë, duke dëgjuar zërin e ish-kapitenit të Romës që i kishte dërguar një video mesazh ku e inkurajonte të mos dorëzohej.

Sot, Totti ka bërë një vizitë në Poliklinikën ‘Gemelli’ për të takuar vajzën e për ti realizuar kështu ëndërrën Ilenias, që takoi idhullin e saj, edhe pse të skuadrës rivale të qytetit: “Jam shumë i emocionuar, kur të dalë do të shihemi”. E në fund një selfie që është postuar në rrjetet sociale nga vajza.

 

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION