Pas Bayernit ky është top klubi evropian që kërkon me çdo kusht transferimin e Milot Rashicës

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica po shkëlqen te Werder Bremen në Gjermani dhe përveç golave që ka realizuar, ai ka qenë vendimtar edhe me pasimet për gol.

Shumë skuadra të njohura në Evropë janë të interesuara për shërbimet e Milot Rashicës, ndërsa së fundmi në garë për 22 vjeçarin nga Vushtrria është futur edhe Dortmundi.

Kontaktet kanë nisur dhe në fund të sezonit, mund të ketë një akord paraprak. Dortmund është duke kërkuar një zëvendës të yllit Sancho, pasi ky i fundit mund të transferohet te Real Madridi në verë.

Verdhezinjtë janë gati të paguajnë deri në 35 milionë euro për shqiptarin. Nëse do të ndodhte, do të ishte diçka fantastike.

Shpërndaje në: