Connect with us

Lajme

Parashikimi për vitin 2050: Shumë fuqi ekonomike do të bien, “lojtarë të dobët” të së sotmes do ta dominojnë nesër botën

Deri në vitin 2050, bota ka të ngjarë të pësojë ndryshime drastike nga to që njohim sot, ndërsa peizazhi ekonomik dhe financiar i planetit nuk do të bëjë përjashtim nga kjo. Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale, PwC, analizon se cilat ekonomi të botë do të jenë më të fuqishmet për 33 vite.

Published

on

Raporti i titulluar “Pikëpamja afatgjate: Si do të ndryshojë rendi ekonomik global deri më 2015?” ka renditur 32 shtete në bazë të projektimit të tyre të prodhimit të brendshëm bruto, sipas paritetit të fuqisë blerëse.

PBB është përdorur nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës mes vendeve përgjatë një periudhë të caktuar kohore, transmeton Telegrafi.

Me përjashtim të SHBA-ve, shumë prej fuqive aktuale ekonomike, si Japonia dhe Gjermania, do të bien poshtë në renditjen globale, e do të zëvendësohen me vendet si India dhe Indonezia të cilat aktualisht janë tregje në zhvillim.

Për më shumë, shikojeni renditjen e mëposhtme. Të gjitha shifrat janë në dollarë amerikanë dhe në vlerën konstante (për referencë, BPP aktual i SHBA-ve është 18.562 trilionë dollarë).

  1. Holanda – 1.496 trilionë dollarë.
  2. Kolumbia – 2.074 trilionë dollarë.
  3. Polonia – 2.103 trilionë dollarë.
  4. Argjentina – 2.365 trilionë dollarë.
  5. Australia – 2.564 trilionë dollarë.
  6. Afrika e Jugut – 2.570 trilionë dollarë.
  7. Spanja – 2.732 trilionë dollarë.
  8. Tailanda – 2.782 trilionë dollarë.
  9. Malajzia – 2.815 trilionë dollarë.
  10. Bangladeshi – 3.064 trilionë dollarë.
  11. Kanada – 3.1 trilionë dollarë.
  12. Italia – 3.115 trilionë dollarë.
  13. Vietnami – 3.176 trilionë dollarë.
  14. Filipinet – 3.334 trilionë dollarë.
  15. Koreja e Jugut – 3.539 trilionë dollarë.
  16. Irani – 3.900 trilionë dollarë.
  17. Pakistani – 4.236 trilionë dollarë.
  18. Egjipti – 4.333 trilionë dollarë.
  19. Nigeria – 4.348 trilionë dollarë.
  20. Arabia Saudite – 4.694 trilionë dollarë.
  21. Franca – 4.705 trilionë dollarë.
  22. Turqia – 5.184 trilionë dollarë.
  23. Britania e Madhe – 5.369 trilionë dollarë.
  24. Gjermania – 6.138 trilionë dollarë.
  25. Japonia – 6.779 trilionë dollarë.
  26. Meksiko – 6.863 trilionë dollarë.
  27. Rusia – 7.131 trilionë dollarë.
  28. Brazili – 7.540 trilionë dollarë.
  29. Indonezia – 10.502 trilionë dollarë.
  30. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 34.102 trilionë dollarë.
  31. India – 44.128 trilionë dollarë.
  32. Kina – 58.499 trilionë dollarë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending