Connect with us

Lajme

Paralajmërohet krijimi i një komune të re serbe në Kosovë

Published

on

Institucionet e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë e krijimit të një komune të re në Kosovë, me shumicë serbe, të njëmbëdhjetën më radhë, ndërsa mohojnë se një gjë e tillë është kushtëzuar me votë nga Lista Serbe, për presidentin Hashim Thaçi.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se, për krijimin e komunave të reja janë dakorduar në marrëveshjen e koalicionit që kanë me Listën Serbe, që është bërë në fillim të mandatit.

“Këto se a do të ketë komuna të reja ose jo do të vendoset pasi të bëjmë një fizibilitet në kuadër të ministrisë tonë që të marrim vesh se si kanë funksionuar komunat e reja, t’i caktojmë disa kushte për themelimin e komunave të reja. Kështu që nëse do të ketë komuna të reja që të jenë funksionale dhe të mos kenë probleme të cilat i kanë komunat e tanishme”, ka thënë Gecaj.

Ditë më parë edhe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq deklaroi se është duke u biseduar rreth kësaj çështje. Megjithatë, Rashiq mohoi se një gjë e tillë ka qenë kusht nga Lista Serbe për të dhënë mbështetjen e deputetëve të saj për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Spekulimet se Lista Serbe ka kushtëzuar me votë pro Thaçi president, në këmbim të krijimit të një komune të re me shumicë serbe, i ka hedhur poshtë edhe zv-ministri Gecaj, duke thënë se kushtëzim për votim të presidentit nuk ka pasur.

“Megjithatë unë ju them që ne kemi marrëveshje koalicioni me Listën Serbe dhe vota e tyre nuk ka qenë votë e kushtëzuar. Kushtëzim për votim të presidentit nuk ka pasur në këtë aspekt”, tha më tutje Gecaj.

Ai shpjegon se kërkesa për komuna të reja kanë pasur në vazhdimësi, jo vetëm prej Listës Serbe por edhe prej komunitetit boshnjak.

“Kemi diku me aq sa di unë në ministrinë tonë rreth 29 kërkesa të tilla për komuna të reja”, përfundoi Gecaj për lajmi.net.

Përndryshe në këtë kontekst është raportuar se katër fshatrat : Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, do të mund të formojnë komunën e re, fshatra këto që aktualisht i takojnë komunës së Vushtrrisë dhe komunës së Obiliqit.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending