Para se të vazhdohet dialogu duhet të qartësohet çështja e arrestimeve nga Serbia

Kosova duhet t’i nisë tashmë,  bisedimet me Serbinë që nga pika se çfarë duhet të bëjë me ushtarët e UÇK-së edhe pse bëhet fjalë për  lista të sajuara me qëllimin e vetëm që të nxisin provokim. Të paktën kështu mendojnë, njohësit e çështjeve politike, të cilët  pohojnë se çështja e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, duhet të qartësohet me Beogradin, përpara se të vazhdojnë raundet e reja të bisedimeve.

Periskopi.com Lajme

Ata pohojnë, se Kosova ende nuk është një shtet i mirëfilltë demokratik, por një vend me disa liri të caktuara.

Skender Zogaj, analist politik ka thënë, se përderisa Serbia ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe vazhdon të përkundet në ëndrrën e vjetër duke e konsideruar pjesë të saj, janë të pritshme veprimet ekstremiste serbe, dhe sipas tij kjo duhet të kihet parasysh nga të gjithë shqiptarët e Kosovës, që të kenë kujdes nga “kafshimet” e Serbisë.

Ai ka pohuar, se ky “kafshim” do të jetë i paarsyeshëm ndaj pjesëtarëve të UÇK-s, të cilët derisa dihet se e kanë gjuajtur me plumba pushke Serbinë, ajo tash do të përpiqet që të shfrytëzoj çdo mundësi për hakmarrje.

“Prandaj derisa të mos arrihen marrëveshjet e plota dhe decidive edhe për çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve, duke theksuar në mënyrë të veçantë pjesëtarët e luftës, ushtarët e UÇK-së,  janë të rrezikuar dhe nuk duhet të hyjnë në Serbi. Kjo çështje duhet të shtrohet menjëherë në bisedimet që janë duke u mbajtur dhe decidivisht arrihet marrëveshja reciproke. Dihet që në Kosovë hyrja dhe dalja e shtetasve serbë është e lirë, gjë që, e njëjta duhet të vlejë edhe për shqiptarët që duan të hyjë në Serbi”, ka pohuar analisti Zogaj. Sipas analistit, Skender Zogaj,  të paktën, të publikohen listat e personave të padëshiruar, sepse, pas çdo konflikti luftarak, pretendimet penale ndaj individëve duhet të jenë të konfirmuara paraprakisht dhe të ndiqen jo vetëm nga Serbia, por edhe nga vetë Kosova, që ka për obligim të ndjek, gjejë, dorëzojë para drejtësisë kryerësit e veprave kriminale.

Shpërndaje në: