Connect with us

Lajme

Papunësia në Kosovë, problem edhe për personat me nevoja të veçanta

Megjithëse Ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me nevoja të veçanta i obligon institucionet që të punësojnë një persona me nevoja të veçanta në çdo 50 të punësuar, ai nuk ka gjetur zbatim në Kosovë, thonë vetë kjo kategori e shoqërisë.

Published

on

Sipas tyre, në Kosovë nuk ka as statistika se sa persona me nevoja të veçanta punojnë në sektorin publik dhe as në atë privat.

Institucionet në Kosovë megjithatë nuk kanë të dhëna të sakta rreth numrit të personave me nevoja të veçanta.

Bazuar në parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 10 deri në 15 për qind e popullatës në botë e përbëjnë personat me nevoja të veçanta.

Osman Shatri, thotë se ka qenë njëri nga pjesëmarrësit kur është hartuar ligji për punësimin e personave me nevoja të veçanta.

Edhe vetë me nevoja të veçanta Osman Shatri për Radion Evropa e Lirë thotë se ligji gjen shumë pak zbatim në vend.

“Ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me nevoja të veçanta obligon ndër të tjera të gjithë punonjësit në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat, të punësojë një person me aftësi të kufizuar në çdo 50 të punësuar. Por zbatimi i kësaj dispozite është shumë i vogël, sidomos në sektorin publik, e që do duhej të ishte shembull për punësim për personat me nevoja të veçanta. Po ashtu punësimi është shumë i vogël edhe në sektorin privat”, ka thënë zoti Shatri.

Sipas tij, ndonëse ligji ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të mbajë statistika për personat e punësuar që kanë nevoja të veçanta, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

‘’Ligji ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që të mbajë statistika, por nga përvoja jonë e punës me Ministrinë, ata nuk i mbajnë këto statistika. Ato mund të gjinden veç e veç tek çdo punëdhënës’’, ka thënë Shatri.

Kryeinspektori Basri Ibrahimi nga Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka deklaruar se ky ligj nuk është shumë i zbatueshëm për shkak të instrumenteve të dobëta që i kanë edhe inspektorati i punës, për të shtyrë punëdhënësin që të punësojë persona me aftësi të kufizuara.

Por, zoti Ibrahimi ka shtuar se janë duke punuar në ndryshimin e këtij ligji përmes udhëzimeve administrative, e që me pas do të obligojnë punëdhënësin që ta zbatojë ligjin.

“Është paraparë që një pagë minimale do t’u paguhet personave me aftësi të kufizuar, nëse nuk zbatohet ligji nga punëdhënësi. Këtij ligji do t’i bashkëngjiten udhëzimet administrative e që do të rregullojnë procedurën dhe pas kësaj krijohen mundësi më të mëdha dhe do të jetë funksional. Më pas edhe ndikimi i inspektoratit të punës në kompani është shumë më i madh. Në qoftë se nuk punëson kompania një person me nevoja të veçanta ajo duhet të paguaj një pagë minimale për ta”, ka thënë Ibrahimi.

Por, Megjit Foniqi kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, ka thënë se ndonëse ligji aktual për punësimin e personave me nevoja të veçanta nuk respektohet, deri më tani asnjë institucion publik e as privat nuk është dënuar për këtë çështje.

“Deri më sot asnjë institucion qoftë publik apo privat nuk është penalizuar ose dënuar për moszbatimin e ligjit. Ndonëse nuk i përmbushin as për së afërmi kriteret. Ligji në fjalë përcakton penalizëm për ata që nuk e bëjnë punësimin e personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Foniqi.

Sidoqoftë numri i përgjithshëm i të punësuarve në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, llogaritet të jetë 347 mijë persona apo 72 për qind e fuqisë punëtore në vend.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending