Connect with us

Lajme

“Panama Papers” – Zbulimi i madh i parave të fshehura të elitës botërore të politikanëve

Published

on

(Kronikë e përgatitur nga KlanKosova)

Panama Papers” është ndoshta hulumtim më i madh i bërë në gazetari, në të cilin kanë marrë pjesë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi, Rusi, Japoni, ShBA, Brazil e Zvicër.

Plot 11 milionë e-maile, apo 2,6 terabajtë të dhëna, të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore – kompani në vende ku nuk ka taksa – politikanët, njerëzit e krimit, por edhe sportistët dhe miliarderët.

Në shumicën e vendeve të botës kjo është e ligjshme, por politikanët formojnë kompani në këto vende vetëm për të shpërlarë para dhe për t’i mosdeklaruar ato në deklarimet që duhet t’i bëjnë para organeve në vendet e tyre, njofton Klan Kosova.

Nga hulumtimi pas shqyrtimit të miliona dosjeve janë zbuluar emrat e 140 politikanëve nga më shumë se 50 vende të botës, që kanë lidhje me kompani të tilla në 21 vende të cilat njihen si “Tax haven” – vende këto në të cilat taksat janë shumë të vogla ose nuk ka fare të tilla dhe ku nuk kërkohet prejardhja e parave.

Emrat të cilat janë zbuluar janë udhëheqës shtetesh, ministra, zyrtarë shtetërorë dhe të afërm të politikanëve të ndryshëm.

Gjithçka ka nisur kur një burim i panjohur kishte filluar t’i dërgonte dokumente gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung, por gazeta duke parë volumin e madh të dokumenteve kishte bashkëpunuar me Qendren Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigues – Projects.icij.org.

Pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë edhe të gjitha mediat më prestigjioze të botës, të cilat kanë punuar bashkë për një vit rresht dhe janë pajtuar që lëshimin e materialeve ta bëjnë në kohë të akorduar, njofton Klan Kosova.

Në këtë përmbledhje të punuar nga Icij.org, Klankosova.tv do t’ju sjellë emrat kryesorë të politikanëve dhe të afërmeve të tyre të cilët figurojnë në këto të dhëna.

Mauricio Macri, Presidenti i Argjentinës. Ai ishte bashkëpronar, me babën dhe vëllain e tij, i kompanisë “Fleg Trading Ltd”, e vendosur në Bahama.

Ish-Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili. Pronar i kompanisë “Lynden Management Ltd” e vendosur në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, Kryeministër i Islandës. Pronar i kompanisë “Wintris Inc” e cila gjendet po në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Ayad Allawi, ish-Kryeministër i Irakut dhe ish-zëvendëspresident. Pronarë i kompanisë “I.M.F. Holdings Inc”, e vendosur në Panama.

Ali Abu al-Ragheb, ish-Kryeministër i Jordanisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes. Bashkëpronar me gruan e tij i kompanisë  “Jaar Investment Ltd”, e vendosur në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani, ish-Kryeministër i Katarit dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme. Pronar i një kompanie në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe tri të tjerave në Bahama.

Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emir i Katarit. Bashkëpronar i kompanive “Afrodille S.A”, “Rienne S.A”, dhe “Yalis S.A”. Kompani këto të vendosura në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Luksemburg.

Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud, Mbreti i Arabisë Saudite. Ai ka një rolë të pacaktuar në kompaninë “Safason Corporation SPF S.A”, e cila është e vendosur në Luksemburg, por ka degë në Ishujt e Virgjër Britanikë. Po ashtu edhe në “Inrow Corporation” dhe disa kompani të tjera.

Ahmad Ali al-Mirghani, Ish-Presidenti i Sudanit. Pronar i kompanisë  “Orange Star Corporation”, në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Sheiku Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emir i Abu Dabit. Pronar i së paku 30 kompanive në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Pavlo Lazarenko, ish-Kryeministri i Ukrainës dhe ministër i Energjisë. Bashkëpronar i disa kompanive si “Metalsrussia Corp Ltd”, “Bainfield Company Ltd” dhe “Bassington Ltd”. Kompani të regjistruara në Ishujt e Virgjër Britanikë, po ashtu.

Petro Poroshenko, Presidenti i Ukrainës. Bashkëpronar i “Prime Asset Partners Limited”.

Përpos këtyre emrave, ka edhe shumë emra të familjarëve të politikanëve, njerëzve të afërm ose edhe shokë, si në rastin e Presidentit rus, Vladimir Putin.

Këta janë disa nga njerëzit e afërm të politikanëve dhe udhëheqësve të ndryshëm nëpër botë që janë lidhje me kompanitë offshore.

Arkady dhe Boris Rotenberg shokët e fëmijërisë të Vladimir Putinit, pronarë të shtatë kompanive offshore, po ashtu edhe Sergey Roldugin, shoku tjetër i ngushtë i Putin-it, i cili është pronar i tri kompanive të tilla.

Familja e Presidentit të Azerbajxhanit,  Ilham Aliyev. Pronarë të disa kompanive offshore.

Li Xiaolin, vajza e ish të parit të shtetit Kinez, Li Pneg. Pronare, bashkë me burrin e saj, e disa kompanive.

Rami dhe Hafez Makhlouf, kushërinjtë e Presidentit të Sirisë, Bashar Assad. Pronarë të shumë kompanive Offshore.

Ian Cameron, babi i Kryeministrit britanik, David Cameron. Pronar i një kompanie.

Alaa Mubarak, djali i ish-Presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak. Pronar i një kompanie.

Mounir Majidi, sekretari personal i Mbretit të Marokut Mohammed VI. Ai u caktua nga mbreti udhëheqës i disa kompanive.

Fëmijët e Kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif. Pronarë të disa kompanive.

John Addo Kufuor, djali i ish-Presidentit ganez, John Agyekum Kufuor. Pronar i së paku dy kompanive.

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib, djali i kryeministrit të Malajzisë, Najib Abdul Razak. Bashkëpronar i së paku dy kompanive.

Daniel Muñoz, sekretar privat dhe këshilltar i ish-Presidentit të Argjentinës, Néstor Kirchner dhe më pas edhe këshilltar i bashkëshortes së Kirchner dhe ish-Presidentes së Argjentinës, Cristina Férnandez de Kirchner. Bashkëpronar me gruan e tij i një kompanie.

Juan Armando Hinojosa, biznesmeni i “parapëlqyer” i Presidentit meksikan, Peña Nieto. Mossack Fonseca e kishte ndihmuar Hinjosan të formonte tri truste në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Pilar de Borbón, motra e ish-Mbretit të Spanjës, Juan Carlos. Pronare e së paku dy kompanive.

Jean-Claude N’Da Ametchi, i afërm me ish-Presidentin e Bregut të Fildisht, Laurent Gbagbo. Udhëheqës i një kompanie.

Clive Khulubuse Zuma, nipi i Presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma. Pronar i dy kompanive.

Mamadie Touré, e veja e ish-diktatorit dhe Presidentit të Guinesë, Lansana Conté. Pronare e një kompanie.

Të gjitha këto kompani janë kompani të ashtuquajtura offshore nëpër vende ku nuk paguhen taksa, ose paguhen shumë pak.

Të jesh pronar i ndonjë kompanie të tillë nuk është e paligjshme, por kur ato përdorën nga politikanë, ose të afërm të tyre atëherë përpos imazhit, shpesh mendohet se kompanitë janë formuar për të shpërlarë para, ose për t’iu ikur taksave në vendet ku jetojnë, njofton Klan Kosova.

Të gjitha këto të dhëna janë nxjerrë nga datat e kompanisë “Mossack Fonseca”. Kompani kjo që merret me shërbime ligjore dhe kryen punë për kompani sa i përket kryesisht aspektit ligjor.

“Mossack Fonseca” është firmë nga Panamaja por që operon në tërë botën, duke kryer punë për biznese; shit-blerje, kontrata, hapjen e bizneseve, mbylljen, përfaqësimin ligjor të tyre etj.

Përpos politikanëve nga këto data janë zbuluar edhe emrat e shumë sportistëve dhe të famshmëve të tjerë. Të cilët janë pronarë, ose bashkëpronarë në firmat offshore nëpër botë

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending