Pamela Anderson kundër femrave dhe fushatës #MeToo: Mos shkoni në hotele me njerëz të huaj

Periskopi.com Showbiz

Aktorja ka dalë kundër fushatës #MeToo kundër abuzimit seksualisht të femrave!

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka folur në një intervistë për një temë që ka bashkuar femrat anë e mbanë botës vitin e fundit.

Ajo ka dalë kundër fushatës #MeToo, fushatë kjo e filluar nga femrat të cilat janë abuzuar seksualisht nga meshkujt, për të marrë një punë.

Anderson ka thënë: “Mendoj se feminizmi mund të shkojë shumë larg. Unë jam feministe, por mendoj se kjo valë e tretë e feminizmit është një gjë e panevojshme. Mendoj se i paralizon meshkujt”.

Ndërsa për fushatën #MeToo, Pamela është shprehur: “Mendoj se kjo fushatë është diçka e tepërt. Më falni, ndoshta do të më vrasin që e thash këtë. Por, nëna ime më ka mësuar që të mos shkoj në hotel me një të huaj. Nëse një mashkull ju hap derën dhe është vetëm në një robdeshambër, merrni edhe një person tjetër para se të hyni në dhomë”.

Kjo deklaratë e Anderson ka marrë shumë kritika sidomos nga femrat, kurse shumë edhe e kanë përkrahur duke thënë se më në fund një femër po i tregon gjërat ashtu siç janë.

Shpërndaje në: