Connect with us

Lajme

Paga minimale nuk do të rritet në Kosovë, s’ka zhvillim ekonomik

Përfaqësues të punëtorëve dhe të bizneseve në Kosovë me vite kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të gjendet një mënyrë për rritjen e pagës minimale në vend.

Published

on

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Kosovë ekziston Këshilli Ekonomiko-Social (KES) që u bën propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.

Ky organ përbëhet nga përfaqësues të organizatave të të punësuarve, punëdhënësve dhe Qeverisë. Në këtë këshill ka kohë që është kërkuar rritja e pagës minimale dhe njëherësh mos të ketë kategorizime.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vazhdimisht ka kërkuar rritjen e pagës minimale heqjen kategorizimit, pasi sipas tyre, kjo është diskriminuese.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, njëherësh anëtar në Këshillin Ekonomiko-Social, thotë për Radion Evropa e Lirë se më gjithë diskutimet, ende nuk është marrë një vendim rreth rritjes së pagës minimale.

“Ne, më herët kemi kërkuar që paga minimale të jetë rreth 250 euro, sepse sot askund nuk ka paga më të ulëta që marrin nën 200 euro. Edhe kriteret që janë të parapara me ligj, aty sillen rreth 200 -250, sepse ne shikojmë edhe pagat në rajon. Si punëmarrës, kërkesat tona janë pak më të larta, por duhet të dakordohemi me punëdhënësin, sepse ata janë që i japin paratë”, thotë Arifi.

Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, njëherësh përfaqësues i bizneseve në këtë Këshill, për Radion Evropa e Lirë, thotë se paga minimale duhet të rritet, pasi, sipas tij, në disa aspekte kjo shumë është diskriminuese.

Por, Shahini shprehet se shpresat janë shumë të vogla, që në vitin e ardhshëm të ketë rritje të pagës minimale. Ai thotë kështu, duke u bazuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

“Në rend të parë duhet të ketë rritje ekonomike, të ketë rritje të punësimit dhe eksportit, natyrisht që duhet të ketë edhe rritje të punësimit formal”, thekson Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Edhe disa qytetarë konsiderojnë se paga minimale në Kosovë nuk i plotëson nevojat ekzistenciale për familje. Njëri nga ta është Arben Gashi, i cili punon në sektorin privat.

“Me 220 euro nuk mund të sigurohen gjërat elementare për jetë. Në Kosovë numri i të punësuarve është i vogël dhe për këtë arsye paga minimale duhet të jetë më e madhe, sepse në një familje mund të punojnë një ose dy anëtarë, kurse të tjerët janë të papunë”, shprehet Gashi.

Në bazë të Ligjit të punës, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale, sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending