Connect with us

Lajme

Padi ndaj Arabisë për sulmet e 11 shtatorit

Published

on

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar këtë të premte një legjislacion, i cili u lejon familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite në gjykatat amerikane, vetëm pak ditë përpara përvjetorit të 15 të ngjarjes që u shoqërua me afro 3.000 viktima. Legjislacioni kaloi unanimisht, një votim që u duartrokit mes brohorimave të shumta.

Projektligji, i cili kaloi unanimisht edhe në Senat gjatë majit të kaluar, tashmë do t’i drejtohet presidentit Barack Obama për t’u nënshkruar, në mënyrë që të kthehet në ligj. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Shtëpia e Bardhë kishte bërë të ditur se do të vendoste veton ndaj këtij projektligji. Obama kishte lobuar fuqishëm kundër tij, duke argumentuar se një miratim i mundshëm do të përkeqësonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite, e do të nxiste ligje “hakmarrëse” për amerikanët jashtë vendit.

Por, dyshimet e vazhdueshme mbi rolin e Arabisë Saudite në sulmet e 11 shtatorit, si dhe presioni i familjarëve të viktimave e bëri këtë projektligj tepër popullor mes të dyja kraheve politike në Capitol Hill.

Popullariteti bipartizan i tij e vendos presidentin Obama në një pozicion delikat. Mbështetësit shpresojnë që Obama të hedhë dyshime mbi kapitalin politik, që vjen në kulmin e fushatës presidenciale.

Presidenti, nga ana e tij, shpreson që ligjvënësit të kalojnë marrëveshjen për partneritet tregtar transpaqësor, një tjetër projektligj për reformimin e drejtësisë penale, si dhe konfirmimin e kandidatit për Gjykatën Supreme, Merrick Garland. Nëse Obama vendos veton ndaj të ashtuquajturit “Drejtësi kundër sponsorëve të aktit terrorist” (JASTA), mbështetësit e tij besojnë se kanë shumicën e nevojshme prej 2/3-tave për ta përmbysur veton, që do të jetë edhe hera e parë gjatë presidencës 8-vjeçare të tij.

Megjithatë, në Capitol Hill nuk besojnë se do të vendoset vetoja ndaj këtij projektligji. Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar ende një qëndrim zyrtar ndaj këtij projektligji, ndërsa zëdhënësit për shtyp kanë qenë të kujdesshëm me gjuhën e përdorur, duke u ndalur shumë shkurt në çështjen e lëshimit të kërcënimit për veto.

“Përballemi me shqetësime serioze ndaj këtij projektligji ashtu siç është shkruar”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mërkurën. “Besojmë se duhet të kihet një konsideratë më të kujdesshme ndaj pasojat potenciale të paqëllimshme të miratimit të tij, përpara se Dhoma e Përfaqësuesve ta marrë në shqyrtim”, shtoi ai. “Ne duhet të mirëpresim të gjitha mundësitë për t’u angazhuar më tej me Kongresin në këtë diskutim”.

Presidenti ka 10 ditë për ta nënshkruar ose refuzuar legjislacionin, përpara se ai të kthehet në ligj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending