Connect with us

Lajme

Pa Listën Serbe institucionet e Kosovës jofunksionale

Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesit Listës Serbe, e cila përfaqëson bashkësinë serbe në të gjitha institucionet e vendit, kanë “ngrirë” pjesëmarrjen në legjislativin dhe ekzekutivin e vendit. Kundërshtime të hapura lidhur me miratimin e Ligjit për Trepçën kanë shfaqur edhe autoritetet e Serbisë.

Published

on

Në rubrikën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë “Fokus”, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se kanë kërkuar nga Lista Serbe që ta ndërpresë bojkotimin e institucioneve më të larta të vendit dhe i kanë ftuar në takim.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, thonë se mbeten pranë qëndrimit të tyre, për faktin se me miratimin e Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike, nuk janë respektuar interesat vitale të serbëve. Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, shqiptarë dhe serbë, e shohin si të gabuar veprimin e Listës Serbe.

Vazhdon “ngrirja” e pjesëmarrjes së Listës Serbe

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tërheqja e përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, e pengon funksionimin normal të institucioneve. Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka ftuar Listën Serbe në takim, për të shqyrtuar tejkalimin e situatës.

“Ne kemi kërkuar të takohemi me ta. Ata janë ende duke i diskutuar, brenda për brenda, veprimet e tyre. Ne nuk ua kemi vënë lakun në fyt, që vërtet duhet të kemi takim sa më shpejt qëështë e mundur, por do të takohemi me ta kur ata të jenë të gatshëm”, thotë Gecaj.

Por, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, pak ditë më parë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se përfaqësuesit e këtij subjekti politik që përfaqëson serbët e Kosovës, ende mbeten pranë qëndrimit që kanë marrë.

“Ky është qëndrimi ynë, kur dikush nuk dëshiron që t’i vlerësojë argumentet shumë reale, të cilat thonë se 3 mijë punëtorë të Trepçës nuk janë konsultuar kur dikush ka sjellë vendimin për të. Nuk është biseduar as menaxhmenti për mendimin dhe kërkesën e tyre. Atëherë, si mund të presë dikush që ne të heshtim?”, ka thënë Stojanoviq.

Publicisti Halil Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se themelimi i Listës Serbe me instruksionet e Beogradit zyrtar, që në fillim e ka lënë bashkësinë serbe në Kosovë, pa zërin e tyre të vërtetë. Nisur nga kjo, sipas tij, pas braktisjes së institucioneve qendrore nga Lista Serbe, tashmë bashkësia serbe edhe praktikisht ka mbetur e papërfaqësuar.

“Serbët kosovarë, objektivisht janë të papërfaqësuar në institucionet e Republikës së Kosovës, përderisa është shumë e përfaqësuar linja politike e Beogradit zyrtar. Ngrirja aktuale e pjesëmarrjes në institucionet qendrore nga Lista Serbe, praktikisht, i ka lënë serbët kosovarë pa përfaqësim. Jeta e tyre (serbëve të Kosovës) nuk është përmirësuar për asnjë milimetër prej se kjo listë praktikisht është në institucionet e Kosovës”, thekson Matoshi.

Pasojat…

Por, cilat janë pasojat që mund të burojnë nga mospjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve në institucionet qendrore të Kosovës?

Zëvendësministri Gecaj thotë se pasojat do të jenë edhe për institucionet e Kosovës, por edhe në dëm të interesave të bashkësisë serbe. Kjo e fundit, sipas tij, e cunguar nga përfaqësimi aktual, nuk do të arrijë t’i mbrojë interesat që ndërlidhen me disa veprime tjera që, siç thotë ai, duhet të ndërmerren lidhur me çështjen e Trepçës, pasi që Ligji për të tashmë është i miratuar.

Kjo mungesë, shprehet Gecaj, ngjashëm e dëmton edhe procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe krijimin e statutit të tij.

“Mosprezenca e tyre, te ne i dëmton vetëm proceset, për të cilat nevojiten dy të tretat e votave apo shumica e dyfishtë. Për shembull: ndryshimet kushtetuese, çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, këto janë procese që kërkojnë votën e dyfishtë, pra edhe votën e komuniteteve”.

“Vetëm në ato procese ne na dëmton si shtet. Por, na dëmton gjithashtu edhe në imazhin e Republikës së Kosovës, sepse nëse ne e kemi një komunitet që nuk merr pjesë në institucione, ajo e dëmton imazhin. Por, këto nuk janë arsye që ne tash duhet t’i dëmtojmë interesat vitale, siç është interesi i çështjes së Trepçës”, shprehet Gecaj.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve në vend, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se dalja e Listës Serbe nga institucionet, nuk është zgjidhje.

Sipas tij, një gjë të ngjashme kishin bërë përfaqësuesit e serbëve edhe në mandatin kur ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, por që, për shkak të proceseve, përfaqësuesit serb e kishin kuptuar se është më e dobishme që të jenë pjesëmarrës. Siç thotë ai, këtë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Çdo dalje nga institucionet ndihet, sepse nuk mund të ndikosh në asgjë nëse je jashtë tyre, e sidomos kur je jashtë institucioneve ekzekutive. Në anën tjetër, ne kemi bashkësitë lokale që janë shumë të lidhura me qeverinë qendrore në Prishtinë. Nëse nuk i ke aty njerëzit që janë përgjegjës për zgjidhjen e shumë problemeve, atëherë autoritetet lokale mund të shndërrohen në pengje të një situate të tillë”, shprehet Nojkiq.

Por, zëvendëskryeministri Stojanoviq, është i prerë në qëndrimin lidhur me “ngrirjen e pjesëmarrjes’ në institucione të Listës Serbe.

“Ne u përgjigjemi atyre që na kanë deleguar në institucione dhe atyre u japim llogari. Se a pajtohet populli ynë me vendimin që të mos marrim pjesë politikisht në trupat e tillë, në fund ai do të vlerësojë dhe gjykojë”, thotë Stojanoviq.

Publicisti Matoshi shpreh mendimin se veprimi i Listës Serbe nuk përputhet me vullnetin e Serbëve të Kosovës.

“Tash, realisht, liderët politikë të Listës Serbe, më shumë bëjnë politika në favor të (Aleksandar) Vuçiqit (kryeministër i Serbisë) dhe të Beogradit zyrtar, se sa të atyre që iu referohen, se kinse janë përfaqësues ose të zgjedhurit e tyre”, thekson Matoshi.

Edhe Nojkiq shpreh mendimin se Lista Serbe, aty ku nevojitet vota e dyfishtë, me siguri se do t’i frenojë proceset. Sipas tij, lidhjet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Beogradit, duhet të ekzistojnë.

Por, siç thotë ai, përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, nuk duhet të bëhen pengje të Beogradit dhe verbërisht të dëgjueshëm ndaj tij.

“Kjo është diçka që nuk i sjell asgjë të mirë, as Serbisë, autoriteteve në Beograd, e as serbëve në Kosovë. Serbët, duhet të jenë të qartë, ta kenë vizionin e tyre dhe zgjidhjet e tyre, t’ia propozojnë zgjidhjet e mundshme Beogradit dhe së bashku me Beogradin të sjellin zgjidhje, por gjithashtu edhe ta ndajnë përgjegjësinë. Po, në këtë mënyrë, më duket se serbët po i ikin përgjegjësisë. Kurdo që ikni nga përgjegjësia, do të jeni humbës të mëdhenj”, thekson Nojkiq.

Pas “ngrirjes” së pjesëmarrjen në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së marrjes së vendimit për miratimin e Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike.(REL)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending