Connect with us

Lajme

“NYT” shkruan për ndikimin rus e mbrojtjen e Kosovës nga NATO

Gazeta prestigjioze “New York Times” vlerëson se në regjionin e Ballkanit, me cak kryesor Kosovën dhe Serbinë, janë duke u ringjallur tensionet falë Rusisë, që po synon të zgjerojë ndikimin e vet politik.

Published

on

Megjithatë, siç shkruan “NYT” NATO dhe Bashkimi Evropian kanë rol të rëndësishëm në rajon dhe janë të vetëdijshme për ndikimin rus, transmeton Koha.net.

“Rusia mendon se Perëndimi po i përzihet në shtëpi dhe presidenti Vladimir Putin dëshiron të dëshmojë se do t’ia kthejë”, thotë Dimitar Bechev, ekspert në çështjet ruso-ballkanike dhe kryesues i Institutit i Politikave Evropiane në Sofje, Bullgari. “Ata e shohin Ballkanin si pjesë të lënë pas dorës nga Perëndimi, dhe e përdorin atë për shtuar fuqinë”.

“NYT” shkruan se NATO po ruan paqen në Kosovë mes popullit shqiptar dhe serb, megjithatë edhe NATO ka problemet e veta me zgjedhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës dhe të shtimit të provokimeve nga Rusia.

Prestigjiozja amerikane ka shkruar edhe për murin e Mitrovicës dhe deklaratat nxitëse të presidentit serb Tomislav Nikoliq se “nëse vriten serbët, do të dërgojmë ushtrinë në Kosovë”.

Milan Nic, analist i Institutit për Politikë “GlobSec”, mendon se kjo deklaratë ishte vetëm për zgjedhje në Serbi dhe Serbia asnjëherë nuk do të ketë përmirësim në raportet me Evropën duke u kthyer në këso deklarata.

“Nëse ata duan të përmirësojnë jetën e serbëve në Serbi, ata duhet t’i japin fund këtij iluzioni”, ka thënë ai.

Koloneli Corwin Lusk, komandanti amerikan i batalionit multinacional të NATO-s në Kosovë, pajtohet se zgjedhjet serbe po nxisin deklarata të ashpra ndaj Kosovës dhe se Rusia po luan lojëra, edhe pse është skeptik se Moska po dëshiron konfrontim direkt në Ballkan.

“Do të ishte sjellje e paarsyshme sepse është luftë të cilën nuk do ta fitonin. Është luftë ku të gjithë do të dilnin me plagë”, ka thënë ai.

Situatë jo shpresëdhënëse në Kosovë, është edhe sipas Sava Janjiq, kryemurg në Manastirin e Deçanit.

“Sa herë më thërrasin nga Serbia më pyesin: ‘A ka luftë? A po përpiqen të të vrasin?’”, thotë ai. “U them: ‘Jo, nuk janë’. Nuk ka luftë. Nuk mund të gënjej. Por situata është larg të qenit shpresëdhënëse”.

Shqiptarët dhe serbët në veri kanë mendim krejtësisht ndryshe prej njëri-tjetrit për misionin e NATO-s në Kosovë.

“Ata janë këtu për të na mbrojtur nga serbët kur ata duan të krijojnë tollovi”, thotë Belkiza Sahatqiu, 46 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, që punon në një dyqan për këpucë në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Ata nuk po mbrojnë askënd, sigurisht jo neve. Erdhën për të okupuar këtë vend dhe po rrinë në bazat e tyre. Ku ishin ata kur njerëzit u përzunë nga shtëpitë e tyre në mes të ditës?”, thotë Lilijana Miliq. Ajo po ashtu fajëson edhe politikanët qeverinë serbe. “Ata vetëm flasin, flasin, flasin për mbrojtjen tonë. Por ata kujdesen vetëm për interesat e tyre”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending