Connect with us

Lajme

Nxënësit që nuk i “binden” shtetit

Published

on

Përdorimi i librave të njëjtë nga gjenerata të ndryshme të fëmijëve, ka qenë një nga traditat më të njohura në shoqërinë e varfër kosovare, pasi në këtë mënyrë familjet kanë kursyer në shpenzimet e blerjes së librave.

Por qysh prej vitit 2008, kur Qeveria e Kosovës vendosi të financojë pajisjen me tekste shkollore për rreth 275 mijë nxënës nga klasa parë deri në klasën e nëntë, tradita e ripërdorimit të librave është zhdukur.

Sipas një auditimi të bërë ndaj procesit të menaxhimit të procesit të pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, del se shteti ka humbur qindra mijëra euro gjatë shpërndarjes së teksteve shkollore si pasojë mungesës së një plani për shpërndarjen dhe kthimin apo ripërdorimin e tyre.

Nga auditimi i 167 shkollave fillore me gjithsejt 62 mijë e 500 nxënës nga komuna e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës, del se procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore është bërë pa asnjë organizim, prej mënyrës sesi shpërndahen tekstet shkollore e deri tek paaftësia për të obliguar nxënësit për kthimin e librave.

Krejt procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore bëhet bazuar në një udhëzim administrativ, sipas të cilit, MAShT organizon pajisjen me tekstet shkollore, ndërsa, në bashkëpunim me komunat dhe shkollat, ai organizon shpërndarjen dhe siguron që tekstet shkollore të kthehen në fund të çdo viti shkollor dhe të përdoren minimum dy vite.

Auditorët kanë gjetur se “tekste të reja shkollore në vlerë prej mbi gjysmë milion eurove mbeten të papërdorura në disa shkolla, ndërsa disa të tjera nuk e kanë marrë numrin e duhur të teksteve”.

Përveç faktit se një sasi e madhe e parave të taksapaguesve shpenzohet për këtë qëllim në mënyrë joadekuate. Edhe pse numri i nxënësve është zvogëluar në tri vitet e fundit, Ministria e Arsimit ka rritur shpenzimet për blerjen e teksteve shkollore.

“Për këtë nuk është dhënë asnjë arsyetim, duke pasur parasysh që nga viti në vit edhe numri i nxënësve është zvogëluar në masë të madhe”, thuhet në raportin e auditorit.

Në të njëjtën kohë, në magazinat e shumë shkollave fillore në vend, ka stoqe me tekste shkollore të  cilat nuk i përdor askush e që kapin vlerën prej 503 mijë e 974 euro.

Auditorët kanë gjetur se stoqet e teksteve shkollore janë krijuar në dy mënyra: tekste të reja që kanë mbetur në depo ose për shkak se numri i teksteve të shpërndara nga kompanitë ka qenë më i lartë se ai i kërkuar nga komunat ose sepse shkollat nuk kanë integruar stoqet në kërkesat e tyre.

“Një numër shumë i madh i stoqeve janë krijuar gjithashtu nga fakti se tekstet shkollore të kthyera nga nxënësit nuk u janë kaluar brezave të ardhshëm, por kanë mbetur në shkolla”, thonë auditorët.

Sipas këtij udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e teksteve shkollore, nxënësit e kanë për obligim që në fund të çdo viti shkollor t‟i dorëzojnë apo kthejnë në shkollë tekstet në gjendje të rregullt ose në rastin e dëmtimit të teksteve me qëllim apo nga pakujdesia, nxënësi përkatësisht prindi obligohet të kompensojë atë duke e zëvendësuar me tekst të ri.

“Bazuar në intervistat tona në shkolla, as drejtorët e shkollave as mësimdhënësit apo nxënësit nuk janë të informuar lidhur me përgjegjësitë që kanë për kthimin e teksteve. Në nëntë shkollat e audituara nuk është ndërmarrë asnjë masë në rastet kur nxënësi ka dëmtuar tekstet ose nuk i ka kthyer”, thuhet në raportin e auditorëve.

Ripërdorimi i teksteve shkollore  do të kursente shtetin.

Auditorët kanë llogaritur kursimet e mundshme nga tre komunat, duke supozuar se kërkesat për tekstet shkollore nga klasa e parë tek e pesta mund të përdoren, pas kthimit të tyre.

“Është e rëndësishme të theksohet se “Hil Mosi”, “Dëshmorët e Kombit “dhe ”Izvor” kanë ripërdorur ato tekste shkollore nga klasa e parë tek e pesta të cilat nuk kanë qenë të plotësuara nga nxënësit”, thonë auditorët.

Përpos kthimin të teksteve, parashihet edhe riciklimi i tyre që nuk ndodhë.

Dy shkolla kanë marrë vetiniciativë për këtë çështje. Shkolla fillore “Selman Riza” dhe “Vaso Pashë Shkodrani” i dërgojnë tekstet e papërdorshme për riciklim, por riciklimi nuk është bazuar në ndonjë kriter, pasi që arsyeja e vetme ishte që të eliminohen këto tekste nga shkolla.

“Si rezultat, ata iu kanë dhënë kompanive tekste shkollore dhe për këtë kanë pranuar kompensim simbolik. Tabela e mëposhtme paraqet përfitimet e mundshme financiare nëse tekstet do të ricikloheshin si duhet”, thuhet në këtë raport.

Zyra e Auditorëve ka rekomanduar Ministrinë e Arsimit, Drejtoritë komunale të arsimit dhe drejtorët e shkollave që të rishikojë terminologjinë në Udhëzimit Administrativ, posaçërisht në modifikimin e termit “falas” me “huazim” për të shmangur konfuzionin tek nxënësit për kthimin e librave.

Nëse kjo praktikë do të vazhdojë në këtë mënyrë, sipas auditorëve, ajo jo vetëm që mund të shkaktojë ndikime buxhetore, por mund të shërbejë edhe si një shembull për t’u ndjekur nga shkollat e tjera që po bëjnë maksimumin e tyre për të ruajtur dhe kthyer tekstet./Insajderi.com

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending