Numri i të vdekurve nga koronavirusi arrin në 5 mijë e 69

Periskopi.com Lajme

Numri i të vdekurve nga koronavirusi arrin në mbi 5.000 persona, raporton The Guardian.

Këto shifra janë regjistruar sot nga ekipi i universitetin Johns Hopkins. Numri i saktë i të vdekurve nga koronavirusi është 5.065 persona, ndërsa 136.929 të tjerë janë të infektuar. Sipas raporteve të fundit, numri i pacientëve, të cilët janë duke u trajtuar nga ky virus ka arritur në 69.623 pacientë.

Regjioni me numrin më të lartë të vdekjeve është provinca e Kinës Hubei, ku virusi Covid-19 ishte përhapur për herë të parë. Aty janë regjistruar 3.062 vdekje, të pasuara nga 514 persona të vdekur në Itali.

Duke klikuar KËTU mund të shihni statistikat në kohë reale.

Shpërndaje në: