Numri i aksidenteve po rritet me ardhjen e mërgimtarëve

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë është rritur numri i aksidenteve me fatalitet. Gjashtë muajt e parë të vitit këtij viti numri i tyre ka arritur në 53. Lëvizja dhe qarkullimi më i madh i mjeteve cilësohen si shkaktar të tyre.

Policia dhe ekspertët private bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Sipas të dhënave të përgjithshme nga Policia e Kosovës në periudhën gjashtë mujore të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje.Policia vlerëson se kjo është për shkak të rritjes së aktiviteteve shoqërore dhe ardhjes së mërgimtarëve.

Hoxha thotë se janë shtuar patrullimet policore dhe janë marrë masa sensibilizuese për të ulur numrin e aksidenteve,raporton tribuna chanal.

Ndërsa, Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit thotë se është e nevojshme të ketë një bashkëpunim ndërmjet ekspertëve të komunikacionit dhe autoriteteve policore për të shkëmbyer informacione.

Policia u bënë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm në këtë 3 mujor.

 

Shpërndaje në: