Numërohen gjysma e votave me kusht

Periskopi.com Lajme

Është duke vazhduar numërimi i votave me kusht në qendrën e votimit, ku siç ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi deri më tani janë numëruar gjysma e votave të tyre. Ku  janë numëruar 13 mijë e 408 fletëvotime, në total janë gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime të cilat do të numërohen.

Ai para mediave tha se  nesër pritet të përfundoj numërimi i të gjitha votave përfshirë edhe ato që do të numërohen në Podujevë, përcjell Periskopi.

“ Në qendrën e numërimit është duke vazhduar numërimi i  votave ku deri më tani kemi numëruar rreth 13 mijë e 408 fletëvotime,  në total janë gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime të cilat do të numërohen, deri më tani mund të themi se janë numëruar gjysma e votave, gjatë ditës së nesërme do të arrijmë të përmbyllim  numërimin  e  të gjitha votave”, ka thënë Elezi

Shpërndaje në: