Nuk do të besoni: unazën e humbur tri vite më parë, e gjen në karrotë (FOTO)

 “Ç’të mbjellësh do korrësh” , thënia e urtë ka rezultuar mëse e vërtetë për një të moshuar 82 vjeçar me banim në Bad Muenstereifel të Gjermanisë.

Periskopi.com Fun

Pensionisti kishte humbur unazën teksa punonte kopshtin tre vite më parë informon transmetuesi publik gjerman WDR.

I moshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte humbur unazën pak ditë pasi kishte festuar me bashkëshorten e tij përvjetorin e artë të martesës, tre vite më parë.

Lajmi u bë publik të premten dhe mësohet se gruaja ishte përpjekur ta qetësonte bashkëshortin se një ditë unaza do të rishfaqej. Dhe ashtu ndodhi. Unaza u gjet në një karrotë, por fatkeqësisht gruaja e tij nuk jeton më. Ajo u nda nga jeta 6 muaj para se i shoqi ti thoshte: Po kishe të drejtë

Nuk është hera e parë që janë gjetur unaza në karrotë. Edhe në 2011 një grua suedeze gjeti unazën e saj të martëses në një karrotë që rritej në kopshtin e saj, 16 vite pasi e kishte humbur.

ehering-trifft-moehre-100-_v-gseapremiumxl

ehering-trifft-moehre-102-_v-gseaabsatzportrait

 

Shpërndaje në: