Nuk ka shkëmbim Sanchez-Dzeko, klubet ‘prishen’ për pak

Periskopi.com Sporti

Takimi i dy drejtuesve të Interit dhe Romës nuk shkoi ashtu siç pritej. Për momentin shkëmbimi Dzeko-Sanchez nuk do të kryhet.

Të dy sulmuesit përfitojnë pothuaj të njëjtën pagë midis 7-7,5 milionë euro. Kilieni, falë dekretit të lëshuar nga qeveria e Italisë ka një pagë neto më të ulët dhe peshon më pak në bilanc në respekt me boshnjakun.

Të dyja klubet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me Interin që dëshiron vetëm të blejë me kosto zero, dhe Roma nuk ka për qëllim të ulë pretendimet e saj me 2-3 milionë euro, ose të përfshihet në marrëveshje dhe sulmuesi Andrea Pinamonti ose portieri Ionut Radu.

Pinamonti gjithsesi është në dalje nga zikaltërit dhe nëse italiani largohet, mund të rikthehet në modë emri i Eder i cili la Interin pikërisht për klubin tjetër të pronarëve të “Suning” , Zhiangsu Suning.

Shpërndaje në: