Noka: PD e gatshme për dialog me partitë, përfshirë PS dhe LSI

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se PD është e gatshme të ulet në një tryezë dialogu me partitë politike, përfshirë PS për të arritur në krijimin e një qeverie teknike.

Periskopi.com Lajme

“PD është e gatshme për dialog. Jemi dakort të ulemi me të gjitha forcat përfshirë PS dhe LSI, tryeza do ketë produkt zgjidhjen e kësaj krize dhe krijimin e një qeverie tenike”.

Duke folur për Ora News, Noka tha se LSI ka përpara dy zgjedhje: Të çojë pëpara këtë ngrehinë, ose ti bëjë një shërbim vendit.

Qeveria ka rënë, qëndron falë aritmetikës

PD me datë 18 demostroi qratësisht që qeveria ka rënë, kjo qeveri qëndron në këmbë si një ngrehinë kriminale falë aritmetikës së saj dhe jo falë vullnetit të popullit. Kemi të bëjmë më një qeveri që nuk përfaqëson më popullin, u vërtetua që përfaqëson kartelet e drogës, bandat kriminale që e drejtojnë atë, pjesën më të errët të kësaj shoqërie. Qeveria praktikisht është e rënë, jemi të vendosur në aksionin tonë derisa të garantojmë zgjedhje me standarte demokratike. Kjo qeveri nuk e ka vullnetin, Dibra ishte varri ku u vranë zgjedhjet e lira, ku u varros vota e lirë nga kjo qeveri. Kemi vendosur që të mos pranojmë më që në këtë vend të vidhet vota, të blihet vota dhe të shantazhohet vota.

Zgjidhja e vetme, Qeveri teknike

Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje që mund të qetësojë situatën dhe të kthejë besimin tek vota dhe institucioni i zgjedhjeve, të kthejë besimin që ky vend mund të bëhet.Me datë 18 populli foli si kurrë ndonjëherë. Aksionin tonë do ta instensifikojmë edhe më tej në rast se do vazhdojmë të ndeshimin në veshin e shurdhët të Kryeministrit dhe mazhorancës. Ne nuk tërhiqemi, ko është pikë pa kthim. Po studiojmë mundësitë për ta intensifikuar këtë aksion.

Bojkoti në Kuvend dhe Komisionet për drejtësinë

Me datë 18 populli shqiptar i bëri fazën e parë të vettingut kësaj qeverie. Rezultoi se është e inkriminuar plotësisht. Parlamenti nuk është në atë sallë ku mblidhen drogaxhinj, kriminelë, vrasës, por është këtu. Opozita nuk ka asnjë arsye të kthehet në atë sallë. Ne jemi me popullin.

Kosto për PD?

Fatura do ti kthehet qeverisë së Ramës dhe jo PD. Shtylla e një demokracie është vota e lirë, më e rëndësishme se çdo lloj vettingu.

Shpërndaje në: