Connect with us

Tech & Auto

Njëzet telefonat e mençur më të mirë në treg, çmimet dhe sondazhi i bashkangjitur (Foto)

Telefonat e mençur çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e pandashme e jetës tonë.

Published

on

Me këtë rast BusinessInsider ka përpiluar një listë me telefonat më të mirë të mençur që aktualisht qarkullojnë në treg.

Në listën e mëposhtme janë edhe çmimet e tyre, por që mund të ndryshojnë paksa varësisht nga faktorë të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Në vendin e parë është iPhone 7 Plus, i ndjekur nga iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S7 Edge, ndërsa më poshtë keni listën e plotë dhe detajet e çdonjërit.

20. BlackBerry Passport

BlackBerry Passport mund t’ju duket pak i çuditshëm në shikim të parë, por njohësit e BlackBerryt e duan atë. Ka një tastierë më të vërtetë të bukur fizike, por tipari kryesor është forma katrore unike.

Çmimi: 267 euro

19. BlackBerry Classic

Nëse keni qenë fans i BlackBerryt në kulmin e kompanisë, ju do të dashuroheni në BlackBerry Classic. Duket i ngjashëm me modelet e vjetra të BlackBerry, me një ekran të mprehtë dhe tastierë fizike të shkëlqyer.

Çmimi: 264 euro

18. BlackBerry Priv

BlackBerry Priv është një largim i madh nga BlackBerry. Në vend se të drejtohet nga sistemi i vet operativ, Priv shkon në Android. Duket një telefon standard i Android, mund të jetë një pajisje e mirë për ata që duan tastierën fizike, por prapë duhet qasje në aplikacionet dhe shërbimet e Google, të cilat nuk janë në dispozicion në pajisje e tjera BlackBerry.

Çmimi: 349 euro

17. Moto G4

G4 Moto është në dispozicion në tri modele të ndryshme, duke përfshirë atë të G4, G4 Plus dhe G4 Play. Kemi shqyrtuar modelin G4 Plus, i cili ka një kamera 16-megapixel, në krahasim me 13-megapixel te G4 i rregullt. G4 i rregullt është telefoni më i lirë i mençur që mund të blini.

Çmimi: 188 deri 236 euro

16. Samsung Galaxy Note 5

Galaxy Note 5 është telefoni i shumëpritur për adhuruesit e ekranit të madh. Dizajni i tij metalik dhe xhami e bëjnë atë shumë të dashur dhe të kërkuar.

Çmimi: 512 euro

15. ZTE Axon 7

Axon 7 është bërë nga ZTE, një kompani kineze e telefonave të mençur pak e njohur. Por, pse e meriton të jetë në këtë listë? Për shkak se ofron të njëjtat (nëse jo më të mira) performanca si telefonat e mëdhenj të kompanive me emër si Nokia, Samsung ose HTC. Në rast se jeni adhurues i telefonave të mençur për nga performancat dhe jo nga marka, atëherë Axon 7 është telefon për ju.

Çmimi: 377 euro

14. LG G5

LG G5 ka një dizajn të mrekullueshëm i gjithi metalik dhe një fund të lëvizshëm që ju lejon të ndryshoni baterinë. Fundi i lëvizshëm ofron edhe “module” që ofrojnë funksione të reja, si një shtesë aparati fotografik me një ‘zoom’ dhe një buton për kontroll më të mirë. Nëse këto nuk ju mjaftojnë ai ka edhe kamerë me lente të dyfishtë, e cila ju jep ekstra shkathtësi kur vjen puna për të bërë fotografi të bukura.

Çmimi: 528 euro

13. LG V20

LG V20 dhe ekrani i dyfishtë është më të vërtetë i dobishëm, pasi ju lejon qasje në aplikacionet dhe muzikat e preferua edhe kur ekrani është i bllokuar. Është i lehtë për madhësinë e tij, ka bateri të lëvizshme dhe microSD.

Çmimi: 582 euro

12. HTC 10

HTC 10 është një bukuri, thjesht një telefon i mençur i ndërtuar shumë mirë dhe punon në versionin Android.

Çmimi: 518 euro

11. Moto Z

Modeli i rregullt Z është i mrekullueshëm. Punon me version të pastër të Androidit, ka bateri të madhe dhe është mjaft i bukur.

Çmimi:  Nga 589 deri 676 euro

10. OnePlus 3

Lehtë mund të thuhet se OnePlus 3 është një nga telefonat e mençur më të mirë që mund të zotëroni për momentin dhe për dallim nga telefonat e mëparshëm OnePlus, ju nuk keni nevojë për një ftesë për të blerë atë. OnePlus 3 vjen me 64 GB gjë që është e mjaftueshme për shumicën e përdoruesve, gjithashtu ka kamerë që rivalizon Galaxy S7, e cila është konsideruar si më e mira e telefonave të mençur deri më tani. Është nga ata telefona që ia vlen të shpenzosh çdo cent.

Çmimi: 377 euro

9. iPhone SE

IPhone SE, me ekranin e tij 4-inç, është telefoni më i mirë i vogël që mund të blini për momentin dhe ka të gjitha performancat e njëjta si të iPhone 6S dhe mos të flasim për jetëgjatësinë e baterisë.

Çmimi: 376 euro

8. iPhone 6S

iPhone 6S gjithashtu është një marrëveshje e mirë dhe jo shumë e shtrenjtë. Përveç se është i bukur, përditësimet e fundit i merrni në kohë dhe atë me një siguri të garantuar nga Apple.

Çmimi: 509 euro

7. iPhone 6S Plus

Tani që iPhone 7 Plus ka dalë në shitje, iPhone 6S Plus mund të merret me një çmim edhe më të lirë, gjë që e bën këtë telefon shumë të kërkuar. Nuk është rezistent ndaj ujit, por ka sensor të gjurmëve të gishtave tepër të shpejtë.

Çmimi: 613 euro

6. Google Pixel XL

Pixels janë telefonat e parë të mençur të Google. Është shumë i bukur, nga alumini me një panel xhami elegant në anën e pasme dhe me një kamerë e cila e mban vetëm po aq të mirë se ajo e iPhone 7 Plus dhe Samsung Galaxy S7.

Çmimi: 726 euro

5. Google Pixel

Google Pixel padyshim është një telefon fantastik. Kamerë dhe bateri të mirë, i shpejtë dhe merr përditësimet e fundit të Android në kohë nga Google.

Çmimi: 612 euro

4. Samsung Galaxy S7

Galaxy S7 ka kamerën më të mirë që mund të shikoni te një telefon i mençur, madje më të mirë se ajo e iPhone 7 Plus. Është rezistent ndaj ujit dhe ka microSD për të shtuar memorien.

Çmimi: 497 euro

3. Samsung Galaxy S7 Edge

Galaxy S7 Edge ka një ekran të madh 5.5 inç dhe bateri më të madhe se ajo e Galaxy S7, por duke mbajtur karakteristikat e paraardhësit të tij: ka rezistencën e ujit dhe kartën microSD.

Çmimi: 580 euro

2. iPhone 7

Padyshim, iPhone 7 solli aplikacionet më të mira në program për përdoruesit e tij. Do të merrni me kohë përditësimet e softuerit direkt nga Apple dhe nëse diçka shkon keq, çdo gjë e merr përsipër vetë Apple, e cila ofron mbështetje të plotë. Po ashtu punon në mënyrë fantastike me AirPods (kufjet pa tel). Ka rezistencë ndaj ujit, bën fotografi të mira edhe në dritë të ulët dhe ka procesor të fuqishëm.

Çmimi: 613 euro

1. iPhone 7 Plus

iPhone 7 Plus është telefoni më i mirë i mençur që mund të blini për aplikacione, dukje, rezistencë ndaj ujit dhe kamerë (dual-lente). Kamera dual-lente është tipari kryesor që e vendos iPhone 7 Plus në krye të listës dhe më lartë se iPhone 7. E gjitha kjo pasi kjo kamerë ju lejon të bëni fotografi shumë të mira dhe profesionale. Kjo kamerë ka një ‘zoom’ shumë të mirë që minimizon prishjen e cilësisë së fotografisë në rast të zmadhimit (2x).

Çmimi: 726 euro

(Çmimet e përfshira në artikull janë nga tregu amerikan).

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech & Auto

iPhone 13 do të vijë me kamera diagonale

Published

on

Apple është duke sjellë ndryshime të dukshme në dizajnin e modeleve të iPhone 13.

Në një video të publikuar nga “EverythingApplePro” shihet se iPhone 13 dhe iPhone 13 CAD do të përmbajë kamera të reja mbrapa. Këto kamera pritet të vijnë me madhësi më të madhe.

Videoja e publikuar nga Filip Koroy specifikon se kamerat në iPhone 13 do të jenë diagonale.

iPhone 13 pritet të dalë në treg nga fundi i këtij viti.

Continue Reading

Tech & Auto

Prezantohet zyrtarisht Mercedes EQS – Luks i jashtëzakonshëm e brendësi e digjitalizuar

Published

on

Limuzina elektrike luksoze duhet të gjejë blerës të pasur sepse ka një dizajn veçanërisht të efektshëm dhe komoditet të shkëlqyeshëm.

Sipas deklaratave të veta, Mercedes ka arritur një “pikë kthese” dhe për këtë arsye ka punuar vërtet shumë për prezantimin zyrtar të sedanit të tij elektrik luksoz EQS.

Në javët e fundit, disa detaje në lidhje me automjetin – me të cilin Mercedes dëshiron të konkurrojë me Tesla Model S në veçanti – kanë rrjedhur. Të enjten në mbrëmje, megjithatë, Mercedes zbuloi për herë të parë pamjen e modelit të saj të ri elektrik të nivelit më të lartë, transmeton Telegrafi.

“EQS u krijua për të tejkaluar pritjet më të larta, sepse kjo është ajo që përfaqëson” S “, tha CEO i Daimler Ola Källenius kur bëri një prezantim që do të tregonte në disa stacione në të gjithë botën se EQS ishte “për gjithë planetin”.

Pamja e Mercedes EQS duhet të kujtojë një tren me shpejtësi të lartë, thotë shefi i projektuesit të Daimler Gordon Wagener.

Pjesa e përparme dhe forma e EQS ndryshojnë shumë nga përfaqësuesit e mëparshëm të S-Class.

Harku i gjerë i lakuar i kulmit ndihmon që EQS të ketë një nga koeficientët më të ulët të tërheqjes për automjetet e serive. Koeficienti i tërheqjes është vetëm 0.2. EQS është mundësuar nga të paktën 245 kW. Varianti më i fuqishëm i drejtimit do të jetë një makinë me të gjitha rrotat me 560 kW, e cila aktualisht është duke u planifikuar. Falë baterisë së bordit me një kapacitet prej 108 kWh, duhet të jetë e mundur një distancë prej 770 kilometrash sipas ciklit WLTP.

Continue Reading

Lajme

Pse populli turk po investon kaq shumë në Bitcoin?

Published

on

Investitorët po i kthehen kriptovalutave pasi Erdogani shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore duke shkaktuar një tjetër rënie të Lirës turke.

Çajtorja e mëhallës është fokusi i jetës së përditshme në mbarë Turqinë, një traditë osmane që ka zgjatur për shekuj me radhë.

Në çajtoren “Vetëtime e Kuçe” në Çorum, pronarët e kanë një këmbë në të kaluarën dhe një tjetër në të ardhmen: është i vetmi lokal në shtet ku myshterinjtë mund të paguajnë me bitkoinë [bitcoin].

“Të gjithë që njohim në Çorum po nisin të investojnë në kriptovaluta. Ne mendojmë që brenda pesë vitesh, valutat e rregullta do të bien, dhe do të zëvendësohen me ato digjitale. Kështu që donim të ishin në pozitë të mirë,” thanë bashkëpronarët e çajtores, Hysejin Nalçë, dhe Kerem Kutay Jëlldërëm.

“Myshterinjtë më të vjetër mendojnë se është pak absurde. Na përqeshin. Por tash edhe dyqani afër po na kërkon që t’i mësojmë.”

Lira turke ra në mënyrë dramatike muajin e kaluar pasi presidenti Rexhep Taip Erdogan mori një vendim shokues, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Ai vendosi të shkarkonte guvernatorin e Bankës Qendrore, Naci Agballin. Rezervat tash kanë guvernatorin e katërt në më pak se dy vjet, dhe lira ka humbur gjysmën e vlerës që prej krizës së valutës më 2018.

Inflacioni mbërriti pikën më të lartë në gjashtë muaj në muajin mars me 16,9 për qind, ose më shumë se 5 për qind se që ishte paraparaë, derisa papunësia mbetet e lartë, në shifrat 12,2 për qind.

Këto telashe të fundit ekonomike kanë çuar në rritjen e tregtisë me kriptovaluta në Turqi, me investitorët që po shpresojnë të përfitojnë nga bitkoini dhe të gjejnë strehë nga inflacioni.

Të dhënat nga hulumtuesi amerikan të analizuara nga Reuters tregojnë se vëllimi i tregtisë mes fillimit të shkurtit dhe 24 marsit ka arritur në 128 miliardë lira [rreth 15 miliardë euro], me kulmin që u arrit në vikend kur Agballi u shkarkua.

Edhe kërkimet në Google në Turqi për kriptovaluta e arritën kulmin gjatë javës para se Agball të shkarkohej.

Guvernatori, që e mori postin në nëntor, u raportua se ishte në mosmarrëveshje me Erdoganin.

Ky i fundit, për dallim nga shumica e ekonomistëve, beson se ratat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.

Rritja e Bitcoinit në 62 mijë dollarë ka bërë që edhe interesat në valutën digjitale të rriten në mbarë botën: investitorët dhe kompanitë kanë mbështetur asetin që sapo doli pavarësisht paralajmërimeve për paqëndrueshmërinë e saj.

“Populli turk kërkon asete stabile për shkak të historisë tonë të inflacionit të lartë,” tha Yzgyr Gyneri, drejtori ekzekutiv i BtcTurk. “Kjo është arsyeja pse brez pas brezi të turkëve kanë invetuar në ar, në pasuri të paluajtshme dhe në dollarë.”

Interesi i turqve në kriptovaluta është rritur vazhdimisht përgjatë viteve, pjesërisht edhe për shkak se janë resurse të fundme dhe edhe për shkak të reputacionit se janë imune nga inflacioni.

Deri tash, Ankaraja nuk ka bërë asnjë lëvizje për të rregulluar apo për të taksuar hapësirën e valutave digjitale.

Erdogani së fundi ka përsëritur thirrjet ndaj popullit turk që të investojnë në ar dhe në valuta të huaja.

Continue Reading

Trending