Një qytet nga shkretëtira, fuqi e futbollit në Izrael

Derisa nata filloi të binte dhe Shabbatit (ditës së pushimit) i erdhi fundi, dritat në stadiumin "Turner" po vinin në jetë dhe qyteti Beersheba u zgjua.

Periskopi.com Sporti

Ndryshe nga qytetet tjera si Tel Aviv apo Jerusalem, Beersheba, qytet jugor me 220 mijë banorë që është buzë Negevit, është shndërruar në qytet fantazmë shkaku i ditës së shenjtë hebraike (Shabbat), shkruan NYT.

Rrugët e ngushta dhe oborret janë bosh e të heshtura edhe pse Beersheba është një qytet i përzier, arabë e beduinë që jetojnë së bashku me hebrenjtë, përcjell Koha Ditore.

Beersheba është ndryshe edhe në mënyrat tjera: tradicionalisht shihet si një qytet i varfër, pa investime, një vend i nxehtë dhe i përgjumur në periferi të Izraelit. Por, në vitet e fundit, sidomos kur janë ndezur dritat e stadiumit, qyteti është kthyer në jetë. Ky edhe është ndryshimi i këtij qyteti.

Tash, para çdo ndeshjeje që e luan në shtëpi ekipi Hapoel Beersheba, dhjetëra autobusë nga rrethinat, fshatrat dhe qytetet në afërsi të Negevit, bartin mijëra tifozë për në stadium. Burra, gra, të rinj e të vjetër, të veshur me të kuqe dhe duke kënduar gjatë udhëtimit, arrijnë në stadium për të përcjellë ndeshjen e vetme në qytet: kampionin në fuqi të Izraelit në futboll

Shpërndaje në: