Connect with us

Lajme

Një profil ndryshe: Kush është në të vërtetë Gramoz Ruçi?

Published

on

Me tipare të ashpra, nursëz, vështrim të egërt, të lidhura të gjitha këto me një fat politik të caktuar – një ish-funksionar komunist i viteve të fundit të regjimit, për më tepër Ministër i Brendshëm në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër – Gramoz Ruçi përbën për shumëkënd, më qartë për të gjithë pjesën anti-komuniste të shoqërisë, një “mbetje të urryer” të atij regjimi.

Shtoi kësaj dhe faktin, pra, që në portretin e tij nuk ka diçka tërheqëse, që gjithsesi përbën një efekt me peshë psikologjike në perceptimin ndaj një individi. Edhe ngjashmëri e lehtë me Jean Pol Belmondo-në, nuk ja lehtësojnë fatin e të qënit i papashëm, që në fakt duhej të ishte e kundërta sipas kriterit që vendos Pepini tek “Duel i heshtur”, kur merr në dorë një foto e sheh aty një funksionar regjimi nën rrobë ushtarake: “burrë i pashëm qenka kodoshi, i zgjedhin komisarët, ndaj jua marrin mendjen njerëzve”.

Ndërsa Gramoz Ruçi, një ish-komisar pa uniformë, nuk është një hiç i tillë dhe aspak i mundur për t’ja marrë mendjen njerëzve me pamjen prej “kodoshi të pashëm”. E tashmë, ky njeri do jetë nr. 3 i shtetit shqiptar. Ruçi do udhëheqë jetën parlamentare, një rikthim në politikën shtetërore pas 26 vitesh brenda mureve të partisë, pa asnjë funksion në shtet. Për ata që e urrejnë, kjo është diçka vërtet trishtuese. Por a ka bazë logjike urrejtja e tyre? Dhe nga çfarë niset ajo teksa formësohet dhe mbetet e padiskutueshme? Nëse është fjala për të kalurën e tij komuniste si ish-funksionar regjimi, kjo nuk e penalizon aspak.

Një pjesë e mirë e politikës shqiptare, ka ende boll sosh në radhët e saj. Një prej tyre është vetë ish-kreu demokrat Berisha, si ish-sekretar organizate, që farë lehte, falë dhe natyrës ambicioze, nëse komunizmi do kish zgjatur dhe ca vite, nuk do ishte habi të ishte ngjitur deri tek Byroja Politike.

Nëse është fjala për ngjarjen e 2 prillit, as politikisht e as ligjërisht nuk është provuar fajësia e tij individuale. Mjaft qe dhe Berisha vetë, gjatë gjithë këtyre viteve të një protagonizmi politik cyt me akuza ndaj kundërshtarëve, për Ruçin ka ofruar vetëm atë të “arratisjes në Greqi në ‘97-ën i veshur si grua”, diçka me afër një sajese limonadë me fantazi të shfrenuar, sesa reale. Pra, as Berisha nuk ka mundur ta akuzojë për 2 prillin, ai që s’të fal në të tilla raste. Dhe vijmë tek aktiviteti i tij parlamentar në 26 vite. A keni dëgjuar ndonjëherë që nga goja e Ruçit të dalë ndonjë sharje, fyerje, fjalë përçmuese për ndokënd? A ka ndodhur ndonjëherë që ai, protagonizimi i tij parlamentar, të jetë bërë shkak për përplasje, incidente, sherr? Asnjë drejtues parlamenti deri më sot, nuk është ndjerë i detyruar t’i tërheqë vëmendjen, t’i thotë “pusho”, “ulu” apo “ta mbylla mikrofonin”.

Përkundër të gjitha këtyre, Gramoz Ruci mbetet një i kursyer në fjalëmbajtje, dhe, kur del në podium për të shprehur një qëndrim politik, fjalimi i tij është një model i mirëstrukturimit logjik, i qartësisë argumentuese dhe të qënit i pastër nga pikëpamja e ngarkesave ligjërimore emotive. Mjafton fakti se fundi i fjalëmbajtjeve të tij parlamentare nuk ndodh të shoqërohet me reagime të zhurmshme nga kundërshtarët politikë. Mund të ketë oponencë, sidozot nga ndonjë zë individual, por nuk ndodh që kundërshtari të reagojë në korr dhe me ilaritet, ndaj asaj me çfarë nuk është dakort në fjalën tij. Dhe kjo, pa e tepruar, e bën Gramoz Ruçin një prej gurave më model të jetës parlamentare shqiptare, ndërsa në një vështrim të parë, për shumëkënd, ai përçon ligësi në perceptimin e përgjithshëm.

Kjo e bën atë një rast psikosocial për t’u studiuar, jo më shumë Gramozin sesa qasjen në gjykimin dhe shijen ndaj tij. Sepse përbën një rast atipik ku nuk përputhet perceptimi me të dhënat reale. Dhe të mendosh që ky model i jetës parlamentare vjen nga komunizmi, me vulën e të qënit “i urryer” për shkak të së kalurës së tij komuniste. Ekuivalent i tij në kahjen tjetër politike, mund të merret i ndjeri Pjetër Arbnori. Edhe ky po aq “i çuditshëm”. Edhe pse një viktimë e gjallë e komunizmit, në protagonizmin politik, sidomos si kryetar Kuvendi, ofroi sens snik të sjelljes me kundërshtarin, edhe pse krejt i përligjur për të bërë të kundërtën. Dallimi është se tek Arbnori, tiparet e tij ishin gjithsesi më “njerëzore” se ato të Ruçit. Kjo do të thotë, se ky i fundit edhe mund të urrehet, estetikisht, por së paku jo politikisht. (Tesheshi.com)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending