Një person i armatosur tenton të qëllojë Trumpin (Video)

Gjatë takimit që mbajti në Nevada, oficerët e shërbimit sekret larguan me shpejtësi kandidatin republican, Donald Tramp nga padiumi. Pak metra më larg, shërbimet sekrete neutralizuan një person, për të cilin nuk dihet asgjë.

Periskopi.com Lajme

 

Vendi i Donald Tramp në podium mbeti bosh dhe turma ndoqi me ankth atë që po ndodhte. Më pas u njoftua arrestimi i një personi që u tha se ishte i armatosur, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht.

Kaluan disa minuta, e më pas Trup u rikthye sërish në podium, duke mos harruar të falenderonte oficerët e shërbimit.

Shpërndaje në: