Connect with us

Lajme

Një natë në Mars, fëmijët kaluan natën duke studiuar hapësirën

Published

on

Rreth pesëdhjetë djemë dhe vajza të moshës nga 10 deri në 14 vjeç, natën e kaluar, e kaluan në Qendrën për Shkencë dhe Teknologji në Bursa, ku shikuan yjet, vozitën biçikletën hapësinore dhe u ​​”shëtitën” nëpër Mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Fëmijët vizituan ekspozitën “Vëzhgimi i Marsit”, e cila më parë ishte prezantuar para publikut kanadez, dhe tani është pjesë e projektit “Një natë në Mars”.

Fëmijët u njohën me astronautin sirian Mohammed Faris, i cili u tregonte për sekretet e universit dhe më pas vozitën biçikletën hapësinore dhe “shëtitën” në Mars.

Në orët e mëvonshme fëmijët panë kupën qiellore, si dhe iu prezantuan përmbajtje të ndryshme multimediale të Mars-it. Fëmijët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të mësojnë shumë, jo vetëm për këtë planet, por në përgjithësi rreth universit.

Faris u tha gazetarëve se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe se në të ardhmen shpesh do të shkohet në Mars.

“Brezin e këtyre fëmijëve mund ta quajmë ‘Gjenerata e Marsit’. Ata do të shohin këtë hapësirë. Në këtë moshë ka shumë gjëra që duhet të mësojnë. Kjo është një mundësi e madhe për fëmijët”, tha Faris, duke shtuar se këta fëmijë janë shumë të lumtur se të kanë një qendër të tillë.

Nënkryetari i Komunës së Bursës, Abulkadir Karlik tha se ky projekt është i organizuar në mënyrë që fëmijët e kësaj moshe ta duan shkencën dhe të bëhen shkencëtarë në të ardhmen.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending