Një femër në Prishtinë gjendet e vdekur nga mjeti shpërthyes

Periskopi.com Lajme

Një femër në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj. Policia thekson si shkak të vdekjes së saj shpërthimin e një mjeti që e ka pasur në dorë, transmeton koha.net.

Në raportin e sotshëm të Plicisë së Kosovës saktësohet se ngjarja ka ndodhur dje, në orën 11 e 15 minuta, në oborrin e një shtëpi në rrugën “Malush Kosova” të Prishtinës.

“Viktima femër, K/shqiptare, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, pasi që të njëjtës në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: