Nisma ka një apel për deputetët e Kuvendit

Nisma për Kosovën do ta kundërshtojë versionin aktual të demarkacionit edhe nëse marrëveshja vjen në Kuvend për ratifikim në fillim të muajit mars.

Periskopi.com Lajme

Valdete Dushica-Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës, ka thënë për “Indeksonline” se do të përdoren të gjitha argumentet që i janë prezantuar qytetarëve, por edhe kryeministrit Isa Mustafa.

“Qëndrimi i Nismës për Kosovën tash më është i qartë, pra këtë version aktual kur do që do të tentojë ta sjellë në kuvend z.Mustafa ne do ta kundërshtojmë me të gjitha ato argumente që tash më i janë prezentuar edhe qytetarëve por edhe vet z.Mustafa”, është shprehur ajo.

Kurse, Dushica-Bajrami ka kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit që mos ta votojnë demarkacionin pas të cilit Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

“Ne edhe një herë kërkojmë që ky version i kësaj marrëveshje të mos votohet nga të gjithë deputetët e kuvendit sepse tash më edhe ata janë bindur se pranimi i kësaj marrëveshje do t’i kushton me humbje të 8200 ha”, ka thënë ajo.

Ndryshe, ishte Mustafa ai që ka deklaruar sot se demarkacioni do të procedohet në Kuvend në fillim të muajit mars. Por, Lëvizja Vetëvendosje menjëherë i ka reaguar me qëndrim të njëjtë sikurse Nisma për Kosovën, duke thënë se e kundërshtojnë versionin aktual të demarkacionit dhe se marrëveshja duhet të kthehet në pikën zero.

Shpërndaje në: