Connect with us

Lajme

Nis marrëveshja e armëpushimit në Siri

Published

on

Në ditën e parë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Siri, vëzhguesit kanë raportuar se në vendin që ka qënë një zonë konfliktesh përgjatë pesë viteve të fundit janë reduktuar ndjeshëm luftimet. Në bazë të raportimeve të deri tanishme, bëhet me dije se nuk ka viktima nga rradhët e civilëve.

Banorët e qytetit të Aleppos, që është edhe një prej rajoneve më të prekur nga luftimet janë shprehur se cdo gjë ka qënë e qetë.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes Sekretarit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, në rast se kjo gjëndje armëpushimi do të vijojë përgjatë shtatë ditëve të ardhshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të nisin një ofensivë të koordinuar ushtarake që do të ketë si objektiv eliminimin e ekstremistëve të shtetit islamik dhe atyre të organizatës tjetër terroriste Al-Nusra. Në fjalën e tij, Sekretari Kerry e cilësoi këtë marrëveshje si shpresën e fundit për t’i dhënë fund konfliktit të Sirisë.

Nga ana tjetër, funksionimi i marrëveshjes së armëpushimit ka për qëllim gjithashtu ardhjen në ndihmë ndaj miliona qytetarëve të cilët prej vitesh kanë mbetur të bllokuar në zona ku ka patur luftime. Ata kanë qëndruar të izoluar në kushte mjaft të vështira dhe me rezerva të pakta ushqimesh, uji të pijshëm dhe medikamentesh.

Marrëveshja e armëpushimit konsiderohet si hapi i parë i zgjidhjes së konfliktit pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qëndrime të ndryshme për vazhdimësinë politike të vendit. Nga njëra anë, Uashingtoni kërkon largimin e Presidentit Assad dhe vendosjen e një qeverie teknike në Siri, ndërkohë që nga ana tjetër, Moska e sheh atë si drejtues të një qeverie legjitime.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending