Connect with us

Lajme

Ngadalësia e ndjekjes penale të vrasësve të vëllezërve Bytyqi, krim tjetër

Published

on

Profesorë, juristë, avokatë, ish-zyrtarë të institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare dhe për krime të luftës si dhe ish-diplomatë amerikanë, serbë e boshnjakë, i kanë drejtuar një letër të hapur zyrtarëve të lartë të SHBA dhe të Bashkimit Europian rreth rastit të Vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë, të vrarë në Serbi, pas përfundimit të luftës në Kosovë, me kërkesë që të ndërmarrin hapa për nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij krimi.

Letra u është drejtuar Joseph Bidenit, John Kerryt, Federica Mogherinit, Johannes Hahn, si dhe Komitetit të Senatit dhe atij të Dhomës Përfaqësuese për Politikë të Jashtme.

Po e publikojmë të plotë këtë letër, me përkthimin të Koha.net.

Si ish-përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, autorë, aktivistë të të drejtave të njeriut, dhe akademikë të cilët kanë ndjekur nga afër shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe përpjekjet e mëvonshme të Serbisë për zgjidhjen e shumë krimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, ne jemi thellësisht të shqetësuar me ritmin e ngadaltë të ndjekjeve penale për krime lufte të Serbisë, përfshirë dështimin e saj për të zbardhur vrasjen e Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyqit, tre vëllezër që ishin ekzekutuar dhe hedhur në një varr masiv, sot, shtatëmbëdhjetë vjet më parë.

Që nga viti 2013 prokurori për krime lufte në Serbi nuk ka ngritur aktakuzë kundër ndonjë zyrtari të lartë të ushtrisë apo policisë serbe, ndaj asnjë zyrtari të qeverisë, dhe ndaj asnjë personi të ndonjë niveli të përfshirë në largimin nga Kosova dhe rivarrosjen në Serbi të më shumë se 900 trupave shqiptare, “një operacion mbulese” i qëllimshëm.

Prokurorët ngritën vetëm shtatë padi në vitin 2014, shumica e të cilave ishin rezultat i dosjeve të plota hetimore të transferuara nga prokurorët në Bosnje dhe Hercegovinë. Në vitin 2015 ata bënë dy, asnjëra prej të cilave nuk është konfirmuar, një rekord ky që nuk është për t’u krenuar.

Në rastin Bytyqi, një president serb dhe dy kryeministrat e fundit në mënyrë të përsëritur kanë premtuar që do të bëjnë zgjidhje që nga viti 2006, por kanë dështuar të marrin hapat e duhur që të gjejnë zgjidhjen. Në vend të kësaj, raportet tregojnë se një i dyshuar kryesor ka frikësuar dëshmitarët dhe mbetet i afërt me anëtarë të lartë të Qeverisë aktuale.

OJQ ndërkombëtare dhe vendore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, dhe Komisioni Evropian kanë diagnostifikuar probleme të shumta me të dhënat për krimet e luftës nga Serbia. Në mënyrë të njëtrajtshme, secili përmend mungesën e vullnetit politik dhe ndërhyrjen e politikës që pengon llogaridhënien.

Ngjashëm, dëshmitarët asnjëherë nuk do të flasin dhe rastet asnjëherë nuk do të zgjidhen përderisa ministrat qeveritarë organizojnë ndeja “mirëseardhëse” për të dënuarit e kthyer nga Tribunali i Hagës, dhe zgjedhja e prokurorit për krime të luftës sugjeron se ky është një test i besnikërisë politike.

Megjithëse ICTY (Tribunali Ndërkombëtarë për Krime për ish-Jugosllavinë) është në rënie, puna e madhe për vendet që i ka në fokus nuk është as afër kompletimit. Rreth Ballkanit, dhjetëra mijëra familje të viktimave meritojnë të mbyllin këto çështje. Tani e tutje, vetëm ndjekjet penale vendase do të kenë aftësinë që t’iu ofrojnë atyre drejtësi.

Deri më sot, rekordi i Serbisë ka qenë i mjerë, që është në fund të fundit i papranueshëm. Prandaj ne ju nxisim juve dhe subjektet që përfaqësoni të merrni hapa konstruktivë për të siguruar përkushtim dhe përpjekje më të mira nga udhëheqësit dhe institucionet e Serbisë për të zgjidhur rastet e krimeve të luftës, duke përfshirë edhe rastin e vëllezërve Bytyqi. Kjo çështje duhet të ngrihet si pjesë e dialogut tuaj të vazhdueshëm me Qeverinë e Serbisë, Parlamentin, dhe liderët e shoqërisë civile serbe.

Në vazhdim nënshkruesit e kësaj letre të hapur:
Ambasadori Robert L. Barry, ish-ambasador i SHBA në Bullgaria dhe Indonezi, ish-kreu i Misionit të OSBE në Bosnjë e Hercegovinë, Tanya Domi, asistent profesor në Columbia University dhe këshilltare e Freedom House, Praveen Madhiraju, këshilltare vullnetare e familjes Bytyqi, Natasha Kandiq, Fondi i të Drejtës Humanitare në Beograd, Sonja Biserko, drejtoreshë e Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sandra Orliq, drejtoreshë ekzekutive e Fondit Humanitar për të Drejtat Humanitare në Beograd, Jelena Miliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Milica Kostiq, drejtoreshë ligjore e Fondit Humanitar, Goran Miletiq, drejtor i Programit për Mbrojtjen e të Drejtave Civile në Ballkanin Perëndimor, David Tolbert, president i Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale, C. Dixon Osburn, drejtor ekzekutiv, Qendra për Drejtësi dhe Llogaridhënie, Fred Abrahams, autor dhe hulumtues, Kelly Dawn Askin, ishë-zyrtar i lartë juridik për të Drejtën Ndërkombëtare të Shoqërisë së Hapur për Iniciativë Juridike, Nina Bang-Jensen, ish-drejtore ekzekutive e Koalicionit për të Drejtën Juridike, veprimtare për paqe e të Drejtës Publike Ndërkombëtare dhe Grupit Politik, Kurt Bassuener, asistent në Këshillin Politik për Demokratizim, Holly Cartner, avokat për të drejtën humanitare, Stefanie Frease, asistent në Këshillin për Politikë Demokratike, James R. Hooper, këshilltar i pavarur,

Maxine Marcus, prokuror dhe hetues ndërkombëtar për krime,, ish-prokuror i Tribunalit të Hagës, Pamela Merchant, ish-drejtor ekzekutiv i Qendrës për Drejtësi dhe Llogaridhënie, Glenn C. Nye, ish-anëtar i Kongresit dhe diplomat amerikan, Dr. Valery Perry, asistent në Këshillin për Politika të Demokratizimit, Florian Bieber, profesor i Universitetit të Gracit, Robert Kogod Goldman, profesori i të drejtës në Universitetin Amerikan në Washington, András Riedlmayer, bibliograf në Qendrën për Dokumentacion të Artit dhe Arkitekturës Islamike në Universitetin e Harvardit, Naomi Roht-Arriaza, profesor i drejtësisë, Universiteti i Kalifornisë, Daniel Serwer, profesor në Shkollën Johns Hopkins, Dr. Paul R. Williams Rebecca Grazier, profesor i drejtësisë dhe relator ndërkombëtar në Universitetin amerikan, Laurel E. Fletcher, profesor i të drejtës në Universitetin e Kalifornisë, Aida A. Hozic, profesoreshë asistente i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Floridas, Dr. Paula M. Pickering, profesor asistent i Kolegjit Shtetëror William and Mary, Gabor Rona, profesor i të drejtës, Susana SáCouto, drejtor ekzekutiv i Zyrës për hetim të krimeve të Universitetit Amerikan në Washington, Milada Anna Vachudova, shefe e studimeve europiane në Universitin e Karolinës Veriore, Dr. Arnaud Kurze, profesor i studimeve juridike në Montclair State University, Nenad Stojanoviq, studiues-hulumtues në Universitin Princeton, Jasmin Hasiq, Universiteti i Lirë i Brukselit, dhe Jessie Hronesova, Universiteti i Oxfordit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending