Shkencëtarët thonë se truri i femrës për udhëheqje është i pashterrshëm

Periskopi.com Shëndeti

Tiparet psikopatike ndërmjet gjinisë mashkullore dhe femërore janë 20:1, me ç’rast 90.8% si vrasës serialë konsiderohen të jenë të gjinisë mashkullore, ndërkohë vetëm 9.2% janë gra.

Por burgu nuk është vendi i vetëm që aty i gjeni psikopatët.

Neuroshkencëtarja Tara Swart thotë se ekziston mendimi i përgjithshëm se psikopatët janë sinonim i një lidershipi të fortë, impulsivitetit, agresionit dhe shfaqin emocione më të pakta.

Me më shumë burra në pozicionet e drejtuese të zyrave sesa gratë, thotë Swart, në dhomat e këshillimit kanë tendenca më të vogla për të shfaqur karakteristika femërore si ndjeshmëria, intuita dhe kreativiteti. Natyrisht ka përjashtime, sipas saj, disa gra ishin të dobëta në ndjeshmëri dhe disa të tjera ishin më të forta, por si rregull i përgjithshëm këto tendenca janë të tiparëve femërore, transmeton Periskopi.

Swart thotë se “Në eksperiencat e mia – nëntë vite në konsultë me palë – liderin e vetëm që kam arritur ta shoh ka qenë një grua… Ajo ishte e vendosur, por patjetër ajo e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte ndëpersonalisht. Nuk ka të bëjë me të qenit i mëshirshëm – është për të kuptuar se çfarë po ndodh midis çifteve ose njerëzve në grupe”.

Një përparësi tjetër që gratë kanë shfaqur në dhomat e këshillimit është fakti se ato më pak i pëlqejnë informacione të mbështetura në vendime jo të përfunduara.

“Truri juaj është në rritje dhe ndryshon gjithmonë, kur fillon faza e adoleshencës, dhe hormonet e testosteronit kanë ndërlidhje pozitive me agresionin”, tha ajo.

“Gjithashtu femrat dhe gratë kanë tendenca të kenë emocione më të larta. Ato këto veti mund t’i shpërndajnë me shokët dhe prindërit, përderisa meshkujt këtë e ndrydhin, posaqërisht në vitet e adoleshencës, që është karakteristikë e mashkullit”.

Po ashtu te femrat vërehet empati më e madhe dhe inteligjencë emocionale më të zhvilluar. Në fund për “Bussines Insider” Sward tha se “Gratë kanë atribute më të rëndësishme se djemt dhe vajzat”./Periskopi/

Shpërndaje në: