Connect with us

Lajme

Nesër mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite aktivistët e Vetëvendosjes e edhe Isa Mustafa

Published

on

Kryesia e Kuvendit të Ksovës ka mbledhjen e saj të premten, më 14 prill, raporton Periskopi

Rendi i ditës duke të jetë tepër i ngarkuar. Aty janë të përfshira çështja e AKI-së, interpelanca e Isa Mustafës e edhe votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës plenare:
  3. a) Pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 30 dhe 31 mars 2017:
  4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
  5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
  7. b) Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 prill 2017:
  8. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  9. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  10. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
  11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
  12. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  13. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  14. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

3 Përgatitjet për Seancë plenare të re:

  1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021,
  6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, dt. 10 mars 2017, të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë,
  8. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending