Connect with us

Lajme

Në tekstet shkollore në Maqedoni, shqiptarët vazhdojnë të fyhen

Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë në Maqedoni do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si përmbajtjesore ashtu edhe ortografike. Këto gabime më të theksuara janë nëpër librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste tjera.

Published

on

Në librin e Gjeografisë gabimet vërehen që në ballinën e librit ku emri i lëndës është shkruar gabimisht. Edhe përkthimet e teksteve janë pa një strukturë të mirë gramatikore, ndërsa, janë të pranishme edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike, raporton Alsat M.

Në librin e historisë Shën Jan Kukuzeli i cili në tekstet e historisë shqiptare njihet si një murg ortodoks nga Durrësi, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine, tani ai përshkruhet si Jovan Kukuzeli, krijues i njohur i muzikës maqedonase. Edhe shumë gabime tjera të evidentuara më parë vazhdojnë të jenë të pranishme.

Nga Ministria e Arsimit përsërisin qëndrimet të dëgjuara vite me radhë, për ndryshime ligjore me qëllim hartimin e teksteve të reja.
“Si ministër i Arsimit kam ndërmarr masa dhe menjëherë kam reaguar duke formuar një grup ekspertësh të cilët do të merren me analizat dhe përpjekjet që këto tekste shkollore t’i kemi në fund pas analizës së tyre një model në të cilin këto gabimet nuk do të përsëriten edhe në të ardhmen”, tha ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.

Premtime të tilla para gati dy viteve kishte dhënë edhe paraardhësi i tij Abdylaqim Ademi.
“Ne jemi në fazën e ndryshimit të ligjit me qëllim që të krijojmë një bazë juridike të mirë dhe të gjegjshme zgjidhje sistemore”, pati deklaruar Abdylaqim Ademi, ish ministër i Arsimit.

E derisa ministrat vazhdojnë të japin premtime gabimet në tekstet shkollore vazhdojnë të akumulohen. Profesori Salajdin Salihu thotë se gjendja është alarmante pasi duke parë gabimet e shumta drejtshkrimore dhe përmbajtjesore, sipas tij, nuk mund të themi se kemi shkolla shqipe, por shkolla të përkthyera.

“Të gjithë autorët duhet të jenë shqiptarë dhe t’i kenë parasysh specifikat e shqiptarëve këtu në Maqedoni sepse në fund të fundit nëse do t’i kemi këto tekste , ata do kenë pasoja dhe në të ardhmen si te fëmijët shqiptarë ashtu dhe te ata maqedonas dhe do të krijohen stereotipe. Për shembull në tekstet e historisë thuhet se shqiptarët kanë bërë krime, shqiptarët janë të ardhur në shekullin 17-18 paramendoni ai nxënës maqedonas kur do i mëson këto pallavra si do të reagon kundrejt shqiptarëve”, u shpreh profesori universitar, Salajdin Salihu.

Gabime përmbajtjesore të cilat vazhdojnë prej vitesh me radhë, fatkeqësisht shpeshherë nuk kanë as autorët e përditësuar. Ata ose janë në pension ose kanë ndërruar jetë, ndërkohë që në këto libra bartin funksionet bashkautor ose lektor

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending