Në mes tensionesh, Mali i Zi miraton ligjin për komunitetet fetare

Periskopi.com Lajme

Parlamenti i Malit të Zi miratoi në mesnatë Ligjin për Lirinë e Fesë.

45 deputetë votuan në favor të projektligjit, ndërsa nuk pati abstenime.

Më parë, të gjitha ndryshimet e paraqitura nga Fronti Demokratik (DF) në projektligj u kundërshtuan.

Seanca e Kuvendit rifilloi pasi policia arrestoi deputetët e DF-së.

Ky ligj u kundërshtua nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka.

Përmes tij kërkohet që ofrohen të dhënat mbi pronësinë që kanë prej para vitit 1918, kur Mali i Zi i është bashkuar Mbretërisë Jugosllave.

Kujtojmë se në Dhomën e Asamblesë, pas miratimit të Projektligjit për Lirinë e Fesë, në parim, ndodhën incidente serioze, pas së cilës u arrestuan të gjithë deputetët e DF-së.

Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq tha se autorët e incidentit duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, Mali i Zi, kurrë nuk do të lejojë që institucionet e tij të pengohen./klankosova.tv/.

 

Shpërndaje në: