Connect with us

Lajme

Në krahët e nënshkruesit të demarkacionit, Çollaku thotë se “nuk falim tokë për viza”

Published

on

 

Bekim Çollaku e braktisi Qeverinë dhe shkoi në Presidencë. Nga ministër i Integrimeve u bë këshilltar i një presidenti në hallin e Hashim Thaçit. Dhe menjëherë e dha një deklaratë që e habiti opinionin publik: “nuk falim tokë për viza”, tha ai. Kjo është e habitshme sepse ai shkoi të punonte me mbështetësin më të madh të këtij versioni të demarkacionit, i cili nuk e kishte pasur asnjë dyshim në lidhje me çështjen.

Është evidente se kemi të bëjmë me një lëvizje ose kërcim politik, që parakupton se mbështetësit e demarkacionit po gjunjëzohen dhe se Qeveria Mustafa e Presidenca Thaçi po dorëzohen nga orvatjet kokëforta për ratifikimin e marrëveshjes.

Veç kësaj, Parlamenti Evropian, para disa ditësh e ribllokoi liberalizimin e vizave për kosovarët. U bë e qartë për ne se edhe sivjet do të mbesim të izoluar. Dhe u bë e qartë për Çollakun e Thaçin se nuk do të mund të përfitojnë politikisht nga kjo gjë. Potezi i Çollakut e pasoi këtë vendim. Edhe heshtja e Hashim Thaçit e dëshmon këtë tërheqje. Ai ishte më i zëshmi në mbështetje të demarkacionit por u hesht plotësisht dhe nuk e ka shkruar asnjë fjalë këtë muaj.

Heshtja e Thaçit dhe deklarata e Çollakut shkojnë bashkë. Asnjë vartës nuk del kundër shefit të tij, në ditën e parë të punës. Por çështja është se Thaçi nuk është më partizani më i madh i çështjes së demarkacionit. Kur e kuptoi se demarkacioni nuk kalon dhe se vizat nuk hiqen – ai e “kuptoi” se toka nuk këmbehet me viza. Por, a ishte Thaçi në gjendje ta bënte një shkëmbim të tillë? E vërteta për pyetjen e shtruar është cullak.

Ai nuk deshi as të dëgjonte lidhur me vërejtjet që iu bënë punës së Komisionit Shtetëror. Nga bindja dhe ngulmimi, Thaçi të jepte përshtypjen e një eksperti të çështjes, por e vërteta është se Thaçi njihet si dorëlirë në kompromise. Megjithatë, kësaj here u zmbraps. Dhe në këtë zmbrapsje, duket se dëshiron që të mos e djegë bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar, Bekim Çollaku – duke e lënë brenda një qeverie rrugëhumbur.

Deklaratën e Çollakut dhe heshtjen e Thaçit mund t’i shohim si shenja të një gjunjëzimi përballë forcës së kundërshtimit dhe si përpjekje për t’u vënë në një kah më të përshtatshëm në relacion me fituesit. Paaftësia për ta ratifikuar demarkacionin do ta shtyjë Qeverinë të tërhiqet – sepse bashkësia ndërkombëtare kërkon qeveri që mund t’i çojë proceset përpara.

Kjo qeveri është e përgjunjur, e mundur dhe e lodhur jo vetëm në sytë e ndërkombëtarëve por edhe në sytë e qytetarëve të vendit. Mbështetja që morën dy marrëveshjet – asociacioni dhe demarkacioni – ishte tepër e vogël.

Zgjedhjet duket të jenë zgjidhja për Kosovën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending