Connect with us

Sporti

Në këtë qytet të Kosovës ndërtohet stadium në vlerë 1.9 milion euro

Në kuadër të investimeve kapitale që kanë për qëllim përmirëismin e infrastrukturës sportive, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Drenasit, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për “Ndërtimin e Staduimit të futbollit në Drenas”, projekt me vlerës prej 1.9 milion euro.

Published

on

Në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 1 milion e 600 mijë euro, në tri faza, për vitin 2017 faza e parë e investimit kap vlerën e 200 mijë eurove, në vitin 2018 do të investohen 600 mijë euro dhe në fazën finale në vitin 2019, MKRS do të investojë 800 mijë euro në këtë projekt kapital. Ndërsa Komuna e Drenasit, merr përsipër të investojë vlerën prej 300 mijë euro, në secilën fazë do të investojë nga 100 mijë eurë gjatë kësaj periudhe tre vjeçare.

Ministri Kujtim Shala tha se memorandumi i nënshkruar sot mes MKRS-së dhe Komunës së Drenasit, vjen në kuadër të planeve të MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës në vend dhe dëshmon përkushtimin e ministrisë për të investuar në sport. Përmirësimi i infrastrukturës, mbetet prioritet i yni, pasi kjo ua mundëson sportistëve krijimin e hapësirave të standardizuara për stërvitje dhe zhvillim të garave dhe ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së sportit të Kosovës.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arsim Haxhiu, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen që po jep për investimet në sport. Ai u shpreh se ky investim në ndërtimin e stadiumit të Drenasit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për futbollistët e futbolldashësit e Drenasit. Stadiumi përpos që do të shpërbejë për zhvillimin cilësor të futbollistëve, do të jetë vend ku të rinjtë të kultivojnë talentin e tyre për futboll.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending