Connect with us

Lajme

Në kërkim të vajzës së zhdukur, babai: Iku dhe la dy fëmijët

Braktisja e dy fëmijëve të mitur nga një nënë 32-vjeçare dhe shfaqja e saj pas një viti e gjysëm ka tronditur familjen Kokomani në Hardhishtë të Shijakut.

Published

on

Babai i saj, Skënder Kokomani, tregon arsyen që e shtyu të bëjë kallëzim në Policinë e Durrësit një vit e gjysëm pas ikjes nga shtëpia të vajzës së tij. Shfaqja e papritur e Idës, mund të vërë në rrezik sigurine dhe mirëqënien e mbesave të tij, që jetojnë me të atin në Tiranë.

“Mendoj se vajza ime është e trafikuar dhe duhet të gjendet, pasi ka lënë 2 fëmijë në rrugë… Vajza është kthyer prej një jave nga Italia. Ka tentuar të takojë dy vajzat. I shoqi nuk e ka lejuar dhe ato janë trembur. Unë nuk e di si do të sillet me pas ajo. Nuk na ka telefonuar, as takuar. Ka shkuar vetëm për të takuar vajzat dhe kjo na tremb”, rrëfen Skënder Kokomani, babai i 33-vjeçares.

Hyrje-daljet në kufi të vajzës së tyre, informacion që e kanë marrë nga hetimet e bëra në bazë të kallëzimit në Tirane nga bashkëshorti i vajzës, sipas babait, dëshmojnë papërgjegjshmërinë e së bijës në lidhje me vajzat. Ajo ishte në shtëpinë e babait, bashkë me 2 vajzat, që sot jane 12 dhe 8 vjeçe, kur u largua me një makinë. Pa thënë asgjë, duke lënë në lot vajzat dhe familjen e saj. Sipas Kokomanit, e bija është larguar me një bashkëfshatar të saj të cilin ai e ka denoncuar dhe në polici.

“Shteti duhet të vëjë dorë. T’i bllokohet pasaporta asaj dhe atij që e trafikon. Të gjehet kush e trafikon. Ajo ka lënë dy fëmijë në rrugë. I ka braktis dhe tani i kërkon. Unë si baba i saj nuk pranoj në asnjë mënyrë që ajo të marre vajzat, pas një viti e gjysëm që ka heshtur. Nuk është interesuar për to“, thotë ai.

Pas kallëzimit, policia po punon për gjetjen e 32-vjeçares që akuzohet për braktisjen e fëmijëve të mitur, ndërsa babai i saj pret nga autoritetet të zgjidhin këtë situatë pa rrezikuar mbesat, ndërsa nga e bija kërkon që të denoncojë trafikuesin ose të vuajë në burg pasojat e një veprimi të papranueshëm për familjen e tij dhe shoqërine.

“Nga shteti presim të zgjidhë këtë situatë, ndërsa nga vajza të denoncojë trafikuesin e saj, ose të arrestohet”, përfundon Kokomani, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending