Në Itali masturbimi në publik nuk konsiderohet krim

Periskopi.com Lajme

Gjykata e lartë italiane ka gjykuar një rast,ku nxjerr vendimin se masturbimi në vende publike nuk konsiderohet krim, për aq sa, nuk kryhet në prezencën e të miturve.

Vendimi u bë i ditur nga Gjykata Supreme e Italisë – për rastin e një plaku 69 vjeçar, të identifikuar vetëm si “PL”, i cili ishte kapur duke masturbuar në qytetin sicilian Katania (Catania).

Plaku u arrestua në maj të 2015-ës pasi kreu masturbimin para studentëve të Universitetit të Katanias, sipas dokumenteve që i ka lëshuar Gjykata Supreme. Ai u dënua me tre muaj burgim dhe u obligua t’i paguante 3,200€.

Megjithatë, këtu nuk mbaron rrëfimi. Avokati i plakut masturbues e apeloi vendimin dhe e fitoi rastin vetëm një muaj pasi vendimi ishte marrë. Gjykatësi kishte vendosur se masturbimi në publik ku nuk kishte të mitur nuk përbënte krim falë ndryshimit të ligjit, që ishte bërë vitin e kaluar.

Masturbimi në publik konsiderohet si shkelje kriminale, në shumë vende të botës.

Shpërndaje në: