Connect with us

Lajme

Në Idomeni gati 10 mijë refugjatë presin të kalojnë kufirin

Published

on

Në vendkalimin kufitar greko-maqedonas nga dita e sotme vazhdon të rritet numri i refugjatëve, ku aktualisht gati 10 mijë refugjatë janë në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa kushtet themelore për jetesën vazhdojnë të vështirësohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatave humanitare në Idomeni çdo ditë arrijnë rreth një mijë refugjatë, ndërsa ushqimi dhe mjetet e tjera të nevojshme nga dita në ditë zvogëlohen, pasi që qendra për pritje të refujgatëve nuk është e pregatitur dhe nuk ka kapacitet për tu ballafaquar me një numër kaq të madh të refugjatëve.

Kohë pas kohe refugjatët shfaqin revoltë dhe nervozizëm për arsye të pritjes në radhë të gjata për ushqim dhe për trajtim mjekësor, ndërsa policia greke vazhdimisht përpiqet që të mbajë situatën nën kontroll. Kampet e reja të ndërtuara nga ana greke në afërsi të pikës kufitare pothuajse janë të zbrazura.

Refugjatët edhe pse qëndrojnë në kushte të mjerueshme për jetesë, tentojnë të afrohen sa më afër kufirit me shpresë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Nga ana tjetër, vazhdon të rritet numri i forcave policore në anën maqedonase.

Gjatë ditës së djeshme kufirin kanë kaluar vetëm 300 refugjatë, ndërsa sipas përfaqësuesve të UNHCR-së prej orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në Maqedoni janë pranuar vetëm disa dhjetëra refugjatë.

Përpos qendrës për pritje të refugjatëve në Idomeni, e cila është e tejmbushur me refugjatë, menjëherë jashtë saj vërehen mijëra tenda të cilat refugjatët i kanë shndërruar në shtëpi të tyre personale, duke pregatitur edhe ushqimin në to.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending