Connect with us

Lajme

Ndihma për sirianët nuk ka arritur ende përkundër armëpushimit

Published

on

Sirianë që kanë mbetur pa ushqim në Lindje të Aleppos janë ende në pritje të ndihmave humanitare, edhe 3 ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-Rusi.

OKB-ja është e zemëruar për shkak se karvanët e saj janë ende në kufirin turk, pasi lejet e premtuara nga qeveria siriane nuk janë materializuar ende. Sipas Rusisë, një aleate e qeverisë siriane, forcat e kësaj të fundit po tërhiqen nga Aleppo.

Por Departamenti amerikan i Shtetit bëri me dije se nuk ka informacion që të tregojë tërheqjen e ushtrisë. Ndihmat humanitare për zonat e rrethuara ishin një nga pikat e marrëveshjes që u arrit në kuadër të armëpushimit të negociuar nga SHBA-të dhe Rusia.

Por më shumë se 20 kamionë, që kanë ushqim për rreth 250 mijë sirianë të rrethuar, janë ende në kufirin turk dhe nuk mund të nisen pa lejet e premtuara.

Staffan de Mistura, i dërguari special i OKB-së për Sirinë, tha se nuk ka marrë dokumentet që do të lejonin kalimin e karvanëve në postblloqet ushtarake. Si pjesë e armëpushimit, palët ndërluftuese duhet të tërhiqen për të krijuar hapësirën e nevojshme për kalimin e ndihmës, por rebelët pretendojnë se ushtria nuk ka lëvizur nga vendi.

Zemërimi për këtë është shprehur qartë edhe nga banorët e zonave lindore të Aleppos, që thonë se rrethimi i qeverisë vazhdon dhe se nuk ka asnjë mundësi që ndihmat të shkojnë tek ata.

Megjithëse janë raportuar shkelje sporadike nga të dyja palët, armëpushimi po mban. Por nëse ndihmat humanitare nuk lejohen të kalojnë, ai nuk ka asnjë vlerë, pasi pikërisht ndihmat për civilët e bllokuar ishin edhe qëllimi kryesor i tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending