Ndërpritet  puna në kishën brenda kampusit të UP-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Inspektoriati i Komunës ka reaguar  menjëherë pas informatave se në kishën  Ortodokse brenda kampusit të Univeristetit të Prishtinës, po punohet pa leje.

Përmes një postimi në facebook, Ahmeti ka treguar  se  inspektorët u ka ndërprerë puënë disa personave brenda kishës, pasi ata nuk postedonin asnjë leje për veprim.

 

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Drejtoria e Inspeksionit e Komunës se Prishtinës sot ka dal në vendin e ngjarjes te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës pas shumë raportimeve se atje po punohet.

Drejtoria e Inspeksionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspeksionit sot.

Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës nuk posedon asnjë dokumentacion rreth kësaj ndërtese. Qe më shumë se një vit kemi bërë thirrje tek të gjitha palët të sjellin dokumentacionin relevant, por kemi hasur në mospërfillje. Ne do ta zbatojmë ligjin sa i përket kompetencave të komunës dhe i ftojmë të gjitha palët dhe të gjitha institucionet që të funksionojnë në përputhje me Ligjin për Ndërtimin”.

Shpërndaje në: