Connect with us

Lajme

Nderohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në 27 vjetorin e rënies, sot nderohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët flijuan jetën e tyre gjatë luftimeve me forcat policoro-ushtarake të pushtuesit serb në Prishtinë.

Published

on

Në ora 11:00 bëhen homazhe në fshatin Llugë, te Obelisku i Heroit te Kombit Afrim Zhitia.

Në ora 12:00 bëhen homazhe te përmendoret e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu në fshatin Llaushë.

Në ora 14:00 bëhen nderime në Breg të Diellit në vendin ku kanë rënë heroikisht heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981.

Në vitin 1981-1982 shkon në shërbimin ushtarak, dhe pas kthimit nga shërbimi ushtarak u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore ”Prishtina”, ku këtu edhe ishte personi i parë që urdhëresat do t’i shkruajë në gjuhën shqipe.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Besianës ndërsa Shkollën fillore e kreu në vendlindje, e të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Kurse, më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Më 2 nëntor të dy bashkë Afrimi dhe Fahriu u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit dhe pas një lufte disa orësh që bënë me forcat pushtuese ranë në altarin e lirisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending