Ndalohet vetura që kishte me vete drogë, aty ishte edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, bazuar ne informacionet që posedonte ka ndaluar nje veturë të dyshimtë me targa vendore.  Gjatë realizimit të procedurave të kontrollit në veturë është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike.

“Dy persona janë arrestuar lidhur me këtë rast dhe pasi qe njeri nga te dyshuarit është pjesëtar i PK-së të gjitha veprimet do te ndërmerren ne konsultim me IPK-në dhe prokurorin kompetent. Policia është e përkushtuar qe pamvarsisht nga roli dhe funksioni qe individet mund te kenë kushdo qe bie ndesh me ligjin do te përballet me masa rigoroze”, ka thënë për “Indeksonline”, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION