Connect with us

Lajme

Natali Veliaj kërkon të lirohet nga burgu

Shtetasja gjermane, tashmë ka dorëzuar kërkesën e saj në Drejtorinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili pritet që këtë kërkesë t’ia dorëzoj Panelit për Lirim me Kusht, në mënyrë që ky i fundit të marr ndonjë vendim rreth aprovimit apo jo të kërkesës së saj.

Published

on

Lajmin për kërkesën e Veliajt e ka konfirmuar për “Arbresh.info” Drejtoria e  Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ju konfirmoj se e njëjta ka aplikuar për lirim me kusht, por është në procedurë e sipër për t`u dërguar në Zyrën e Lirimit me Kusht”, është përgjigja e dhënë nga  Drejtoria e SHKK-së.

Natali Veliaj ishte arrestuar në nëntor të vitit 2012 nga policia e Eulex-it,  pasi dyshohej se si pronare e  firmës “Consulting EU Sh.p ,kishte  përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, mjete këto që do të duhej  t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila kishte prodhuar pasaportat e Kosovës.

Që nga ajo kohë, e deri tash janë bërë rreth katër vjet nga qëndrimi i saj prapa grilave.

Në dhjetor të vitit 2014,  pas një procesi gjyqësor, Natali Veliaj dënohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës me  12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25mijë eurove.

Ajo akuzohej nga një  prokuror i Eulex-it në kuadër të  Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshi krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve

Përveç saj,   në këtë rast ishte dënuar edhe bashkëpunëtori i ngusht e Veliajt,  Fisnik Blakaj, i cili nga 11 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë, ky dënim i ishte zbritur në 6 vjet nga Apeli dhe  gjobë prej 25 mijë eurove.

Dënimit u kishin shpëtuar as vëllai i Fisnikut, Betim Blakaj, i cili ishte dënuar më 1 vit burgim dhe 3.000 euro gjobë, Ergyn Dogani me 5 vjet burim dhe 15 mijë euro; Imer Fazlia me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 8.000 eurosh, kurse Nazmi Thaçi me 1 vit burgim dhe 5.000 euro gjobë.

Ndërkaq, Jakup Blakçori dhe Sefedin Shala ishin shfajësuar nga veprat penale, të cilat rëndonin mbi ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending