Mustafi: Gjithmonë jam i përkrahur nga familja

Shkodran Mustafi është transferuar këtë verë në Arsenal nga Valencia.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare ka folur për familjen e tij dhe përkrahjen që e ka gjetur gjithmonë sa herë i është dashur. Mustafi ka folur për babai e tij që kurr nuk i dhënë presion për t’u bërë futbollisti më i mirë.

Shkodrani është lindur dhe rritur në Gjermani dhe është antar i përfaqësueses gjermane ku është shpallur kampion bote në vitin 2014 në Brazil.

“Vendi ku jam rritur (Bad Hersfeld) është një qytet i vogël në mes të Gjermanisë. Afër qytetit të Frankfurtit, që është një orë e gjysmë larg nëse shkoni me veturë. Jam rritur aty me vëllanë tim, kushërirë dhe gjithë familjen, gjë që ishte shumë e mirë”, është shprehur Mustafi.

Ai thotë se për të ishte e rëndësishme sepse nuk kishte presion.

“Kryesore për mua ishte se nuk kisha presion. Babai im kishte luajtur futboll sepse i pëlqente, por ke shumë prindër që të thonë ‘unë nuk ia kam arritur prandaj djali im duhet ta bëj’. Asnjhërë nuk kam pasur presion, kjo ishte gjë shumë e mirë”, thotë ai.

Mustafi më tutje thotë se ai i blinte këpucë futbolli sa herë që kishte mundësi dhe e dërgonte gjithmonë në stërvitje.

shkodran-mustafi-arsenal_10ra57sg4rajx1jl7oomnx31lm

“Kur doja këpucë futbolli të reja ai gjithmonë më blinte nëse ishte e mundshme financiarisht, sepse jo gjithmonë kalonim kohë të mirë financiare. Ai provonte të më dërgonte gjithkund, në ndeshjet e mia dhe në stërvitja, pa ndonjë presion. Asnjëherë nuk më blinte këpucë të reja dhe më pas të më thoshte ‘tani duhet të shënosh 10 gola, përndryshe s’do të të blej më’. Kam parë shumë prindër duke iu dhënë shumë presion fëmijëve të tyre dhe mendoj se kjo largon argëtimin dhe mbyt karrierën e tyre”, thotë Mustafi.

I pyetur nga gazetari i Goal.com se pse e zgjodhi Gjermanin para Shqipërisë, ai u përgjigj duke thënë se shteti gjerman ia kishte ofruar të gjitha mundësitë, si për një jetë më të mirë, si shansin për t’u bërë futbollist.

“Vendosa të luaj me Gjermaninë, sepse ky vend me dha diçka dhe me ndihmoi gjatë rinisë time”.

“Duhet të jesh mirënjohës teksa jeton në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të ofron mundësitë më të mira për të jetuar”.

“Kur morra ftesë nga Shqipëria, kam folur me trajnerin, por tashmë unë kisha vendosur. Në atë moment jam ndjerë i veçantë, sepse prindërit e mijë janë rritur atje dhe unë gjithashtu e identifikoj vetën me atë vend. Gjithmonë e vizitoj familjen atje, nuk kishte kuptim të ndryshoja mendjen”, ka thënë Mustafi.

Mustafi sot do të zhvillojë derbin e parë kundër Tottenham në fanelën e Arsenalit. /Periskopi.com

hd-shkodran-mustafi_oe9ftnw6r4ry13l0iv6turnry

Shpërndaje në: