Connect with us

Lajme

Mustafa lavdërohet me shifrat e rritjes ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka përgëzuar kabinetin qeveritar për suksesin e arritur në zhvillimin ekonomik, që është konfirmuar në Raportin e Bankës Botërore, ku është konstatuar se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Published

on

“Konsideroj se ky është një rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të tërë Qeverisë, jo vetëm të një sektori, apo të disa sektorëve, por të një sinergjie tonë të përbashkët. Raporti, po ashtu, ka konstatuar se akoma kemi ballafaqime me probleme strukturore sidomos në fushën e punësimit, tek të rinjtë dhe tek gratë, dhe se në këtë aspekt duhet të punojmë edhe më shumë. Por, po ashtu, ka konstatuar se jemi shumë më mirë se sa vendet tjera, sa i përket punësimit produktiv, gjë që është një përparësi shumë e madhe, sepse nuk kemi punësim i cili nuk ndërlidhet me efektet e drejtpërdrejta ekonomike”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Kosovës edhe më tej do ta ketë agjendë kryesore zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë vit të arrijmë dhe t’i përafrohemi normës prej 5 për qind të rritjes ekonomike. Kjo, sipas të gjitha studimeve, krijon një elasticitet të punësimit, i cili fillon të krijoj një korrespondim shumë më të mirë, ose korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se është detyrë themelore e Qeverisë që të vazhdojë këtë progres, që të përmirësohen indikatorët ekonomikë dhe se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të zgjidhen shumë më lehtë edhe problemet tjera.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending