Connect with us

Lajme

Mustafa ia lë fajin opozitës për vizat, thotë se liberalizimin e bllokoi me Demarkacion

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.

Published

on

Para të pranishmëve, përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadorë dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, kryeministri Mustafa tha se fryma integruese evropiane është përkushtim i plotë i institucioneve të Kosovës dhe përkrahet nga pjesa dërrmuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa, po ashtu vlerësoi se arritja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit përveç aspektit politik dhe peshës në marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian përmban edhe një dimension të fuqishëm ekonomik sepse Kosovës i hap një perspektivë të veçantë në tregun e Bashkimit Evropian.
“Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të jetë më kuptimplote kur liberalizohen vizat dhe kur qytetarët tanë dhe bizneset tona mund të jenë të barabarta në lëvizjen e tregut të Bashkimit Evropian ashtu siç e bëjnë edhe tjerët”, tha kryeministri Mustafa, raporton Periskopi

Fjala e plotë e kryeministri Isa Mustafa.

Konsideroj se integrimet evropiane, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, po i japin një perspektivë të qartë politike, një qëndrueshmëri ekonomike e cila është shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin që ne po ndërtojmë në rajon. Për mua është shumë me rëndësi që kjo frymë është frymë integruese dhe progresive e cila përkrahet nga pjesa dërrmuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës, përkrahet dhe mbështetet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe me këtë ne e bëjmë Kosovën që të jetë më afër Evropës dhe po ashtu krijojmë mundësi që Evropa të jetë në Kosovë. Në të dy versionet ne e forcojmë paqen, e forcojmë stabilitetin dhe përmbushim aspiratat e qytetarëve tanë për orientimin e tyre evropian dhe perëndimor.

 

Dje është bërë një vit nga dita kur ne kemi nënshkruar marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, atë të Stabilizim Asociimit. Vlerësojmë se arritja e kësaj marrëveshje përveç aspektit politik dhe peshës në marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian përmban edhe një dimension të fuqishëm ekonomik sepse Kosovës i hap një perspektivë të veçantë në tregun e Bashkimit Evropian. Sigurisht se ballafaqimi me konkurrencën në Bashkimin Evropian te ne konsiderohet mjaftë i vështirë, por marrëveshja është me diskriminim pozitiv për Kosovën dhe si e tillë lejon që ne të përgatitemi në mënyrë graduale së bashku me bizneset tona për të arritur një nivel të kënaqshëm të konkurrueshmërisë përpara hapjes së plotë të tregut tonë. Por, në anën tjetër ashtu siç u theksua edhe nga presidenti dhe nga kryetari i Kuvendit, edhe qytetarët tanë edhe bizneset tona kanë një barrierë të panevojshme, atë të kufizimit me regjimin e vizave, proces ky që atyre iu pamundëson qarkullimin e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, i humb shumë kohë, i bënë jo konkurrent bizneset në këtë treg. Dhe së fundi edhe Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të jetë më kuptimplote kur liberalizohen vizat dhe kur qytetarët tanë dhe bizneset tona mund të jenë të barabarta në lëvizjen e tregut të Bashkimit Evropian ashtu siç e bëjnë edhe tjerët.  Me mënyrën se si ne në Kosovë e kemi pranuar integrimin evropian dhe seriozitetin me të cilin ne jemi marrë me këto obligime që dalin nga integrimet, flet se ne në mënyrë shumë të qartë e kemi refuzuar izolimin dhe mbylljen në Kosovë. Kosova sigurisht se ka pasur numrin më të madh deri më tash të kritereve të cilat është dashur t’i plotësoj dhe gjitha këto kritere në mënyrën më serioze dhe me dinamikë të jashtëzakonshme jemi munduar t’i plotësojmë dhe i kemi plotësuar. Prandaj edhe kemi marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, duke shtuar edhe dy kritere që duhet të plotësohen deri në liberalizimin, që ka të bëjë me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe me shënimin e progresit të vazhdueshëm në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Ajo që edhe unë plotësisht pajtohem me presidentin dhe me kryetarin e Kuvendit është se ne duhet të zbatojmë një kriter të njëjtë, gjë të gjitha kriteret që vlejnë për të tjerët të vlejnë edhe për Kosovën, por për Kosovën të mos vlejnë kriteret të cilat nuk zbatohen edhe për vendet e tjera, sepse dëshirojmë që të trajtohemi në mënyrë të barabartë.

Me kriterin e shënimit të vijës kufitare kemi ardhur në një situatë që opozita e ka shfrytëzuar këtë për të bllokuar procesin e liberalizimit dhe për të krijuar kauzë politike nga ky kriter, andaj konsiderojmë që ky kriter duhet të rivlerësohet dhe duhet të hapet mundësia që ne të trajtohemi njëjtë ashtu siç trajtohen vendet tjera. Ndërkaq vendi ynë nuk e ka asnjë problem me Malin e Zi dhe të gjitha çështjet edhe kufitare dhe çështjet tjera do t’i zgjidhim në proces të drejtë, në rrugë të drejtë, në paqe dhe stabilitet, sepse ekziston vullneti edhe i institucioneve edhe i  qytetarëve të Republikës së Kosovës për bashkëjetesë me fqinjët në paqe dhe stabilitet.

 

Si Qeveri kemi qenë mjaft aktiv dhe shumë konkret edhe në kuadër të procesit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është iniciuar nga Kancelarja Merkel. Deri më tani kemi pasur tri takime shumë të rëndësishme në Berlin, Vjenë, Paris dhe Kosova ka dal edhe përfituese nga këto takime duke marrë edhe grante nga Komisioni Evropian për ndërtimin e Hekurudhës 10, dhe ne presim që të jemi produktiv dhe të japim kontributin tonë edhe në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Itali, në mënyrë që të gjejmë interesat e përbashkëta të bashkëpunimit qoftë në fushën e infrastrukturës qoftë në fushën e ekonomisë.

 

Avancimin e bashkëpunimit tonë me fqinjët e konsiderojmë si pjesë të pandarë të agjendës sonë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Në këtë aspekt ne edhe po e shtyjmë përpara dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, duke u koncentruar tani në rend të parë në përmbushjen e implementimit të marrëveshjeve të cilat deri më tani janë nënshkruar, por po ashtu duke gjetur një agjendë të qartë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështje të cilat duhet t’i përfundojmë, përderisa Serbia të mos e pranojë Pavarësinë e Kosovës.

 

Në javët në vijim së bashku me Komsionerin Hahn në Prishtinë do të lansojmë agjendën e Reformave Evropiane, dokument ky i cili do të shërbej që Kosova t’i ofrohet Bashkimit Evropian çdo ditë.

 

Agjenda do të bazohet në tri shtylla vitale, në qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Deri më tani kemi diskutuar për reformë legjislative, substanciale, për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, për masat normative të suspendimit dhe të përjashtimit të çdo zyrtari publik të ndërlidhur me korrupsionin, për rishikimin e agjencive dhe reduktimin e tyre në mënyrë që të kemi një ekonomizim më të mirë të shfrytëzimit të parasë publike, dhe për procedimin e përbashkët të tri ligjeve, ndryshimin e Ligjit për Shërbyesit Civil, procedimin e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Qeverinë, e cila do të përmbaj një pako të veçantë.

 

Jemi të interesuar po ashtu të punojmë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe të ambientit të biznesit, i cili mundëson tërheqjen e investimeve të huaja direkte, lehtësimin e rregullativës biznesore, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe lidhshmërinë rajonale në infrastrukturë e cila prapë lehtëson të bërit biznes në mes vendeve tona, dhe sferën e punësimit dhe edukimit duke i dhënë një përparësi kryesore punësimit të të rinjve dhe grave, politikave aktive sociale dhe ngritjes së cilësisë së arsimit dhe edukimit në të gjitha nivelet, edhe në nivelin themelor edhe në nivelin e lartë.

 

Ne jemi të bindur se të gjitha këto reforma do të përshpejtojnë edhe më tutje procesin integrues, dhe do të na përgatisin neve që të bëhemi më të aftë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Dëshiroj edhe njëherë në fund të theksoj se jemi në fazë të hershme të këtij procesi të integrimit, prandaj na nevojitet që të kemi përkrahjen e të gjithëve, edhe përkrahjen e vendeve të  Bashkimit Evropian, por edhe përkrahjen e partive politike dhe qytetarëve tanë që të përmbyllim këtë proces që neve tani po na lëndon, të liberalizimit të vizave, në mënyrë që qytetarëve tanë dhe bizneseve t’ju krijojmë mundësi të barabarta që ata të lëvizin në vendet e Bashkimit Evropian, duke marrë ne të gjitha përgjegjësitë që të zbatojmë rregullativën, të zbatojmë ligjet dhe të krijojmë disiplinë në shfrytëzimin e të gjitha kritereve që i paraqet Bashkimi Evropian para nesh./ Periskopi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending