Connect with us

Lajme

Mustafa e Hoxhaj bashkë në lobim

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në New York ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.

Në agjendën e ministrit Hoxhaj për diskutim ka qenë çështja e lobimit për njohje, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa me shtetet njohëse fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale.

Në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas komunikatës së MPJ-së, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

“Punimet e AP të OKB-së çdo shtator janë një mundësi e madhe për një shtet të vogël si Kosova që ta zgjeroj edhe më shumë gjeografinë e njohjeve, rritë numrin e miqve dhe forcoj marrëdhëniet bilaterale me shtetet njohëse. Gjatë ditës së parë kam zhvilluar takime shumë përmbajtësore dhe jam optimist për lajme të mira e pozitive në të ardhmen” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ministri i jashtëm ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit ku është diskutuar për sfidat rajonale dhe evropiane të viteve të fundit.

Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius ku është diskutuar edhe për përkrahjen e Lituanisë në procesin e vizave si dhe aspektet bilaterale në fushën e ekonomisë.

Së bashku me kryeministrin Mustafa, Hoxhaj ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel, një mik madh i shqiptarëve. Po ashtu, është takuar me personalitete të njohura amerikane dhe botërore në takimin e Global Clinton Initiative.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending