Mund të bëhem Neymar i Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Anësori i Liverpoolit, Roberto Firmino beson se mund të arrijë nivelin e superyllit të Barcelonës, Neymar.

Sipas tij, këtë nivel ai mund ta arrijë nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, për të cilin ka fjalë të mira.

“Kam luajtur kundër Klopp në të shkuarën kur aktivizohesha në Bundesligë te Hoffenheim. E di shumë mirë se çfarë kërkon ai nga një lojtar dhe kur mora vesh se do të vinte në Liverpool, isha shumë i lumtur”, tha Firmino.

“A mund të bëhem unë Neymar i Liverpoolit? Gjithçka varet nga unë. Klopp dëshiron që të mos dorëzohemi asnjëherë dhe kjo është mënyrë që më pëlqen të luaj”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: